KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
AnalizeFinanceKryesoreRajoniSociale

Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 10:22 am
43 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqiperia ka nivelin më të ulët të shpenzimeve publike totale në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të fundit të azhurnuara nga Banka Botërore fqinjët tanë si Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina kanë buxhet mbi 40% të vlerës së PBB-së, Shqipëria operon në kufijtë e 29% deri në 30% me të dhënat që i takojnë vitit 2025.

Ndonëse buxheti total është më i vogli në rajon, qeveria shqiptare alokon rreth 5% të PBB-së për shpenzime kapitale, një shifër kjo që është mjaft konkurruese dhe në shumë raste më e lartë se ajo e vendeve fqinje që kanë shpenzime totale shumë më të mëdha.

Nga ana tjetër, fatura e pagave në Shqipëri mbetet më e ulëta në Ballkanin Perëndimor, duke zënë vetëm rreth 5% të PBB-së, ndërkohë që në vende si Kosova apo Serbia ky tregues është dukshëm më i lartë.

Arsyet kryesore pas kësaj strukture lidhen me hapësirën e kufizuar fiskale që ka Shqipëria, ku mbledhja e të ardhurave mbetet ende një sfidë në krahasim me mesataren e rajonit. Shqipëria mbledh të ardhura sa rreth 28% e Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 35-40% që arkëtojnë shtetet e tjera të rajonit (përveç Kosovës).

Gjithashtu, pesha e madhe e përfitimeve sociale, e cila zë rreth 11% të PBB-së, tregon se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është e dedikuar për skemën e pensioneve dhe ndihmën sociale.

Shqipëria tentoi të ndryshojë këtë balancë në vitin 2025, si pasojë e nevojës për të adresuar hendekun e pagave dhe për të mbështetur shtresat në nevojë përmes indeksimit të përfitimeve. Pavarësisht këtij trendi rritës, vendi ynë mbetet i angazhuar në një model që kanalizon  fondet e disponueshme drejt investimeve. Por efekti I këtyre investimeve në ekonomi nuk është I matshëm, pasi hetimet e viteve të fundit të SPAK ka vërtetuar se në disa projekte madhore që nga inceneratorët, kontratat PPP dhe së fundmi ato të digjitalizimit ka pasur abuzime të frikshme në disa raste të gjithë vlerën e akorduar.

Nga pikëpamja makroekonomike, alokimi i rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investime publike parimisht është strategji zhvillimi, pasi synon ndërtimin e aseteve afatgjata që duhet të shërbejnë si motorë rritjeje. Megjithatë, me numrin e lartë të dosjeve në SPAK, të cilat dëshmojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve tjetërsohen përmes skemave korruptive dhe fryrjes së kostove, vendi po përballet me një faturë të shumëfishtë, pasi nga njëra anë lekët e dhëna janë harxhuar pa prodhuar produktet dhe qytetarët mbeten pa shërbimin për të cilin kanë paguar që prodhon një faturë edhe më të lartë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Artikulli tjetër Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Maj, 2026
Shkolla e Aviacionit, projekti më i madh i investimeve publike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.