KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 8:57 am
209 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve.

Monitor ka përpunuar të dhënat e të ardhurave për frymë në dollarë për vitin 2026 sipas publikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe çmimit aktual të naftës sipas Global Petrol Price.

Të ardhurat mesatare për frymë në dollarë në Shqipëri për vitin 2026 janë 12 mijë dollarë, ose 33 dollarë në ditë, sipas pasqyrës Ekonomike Globale të FMN-së. Një litër naftë tregtohej dje në Shqipëri me rreth 200 lekë, ose 2.4 dollarë, me kursin aktual.

Si rrjedhojë, një qytetari shqiptar do ti duheshin aktualisht 7.2% e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në shifrat e FMN-së dhe Global Petrol Price, kjo është pesha më e lartë ndër vendet europiane të përfshira në analizë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit pesha është të paktën dy herë më e lartë. Në Serbi, një litër karburant përfaqëson rreth 3.7% të të ardhurave ditore, në Mal të Zi rreth 3.6%, ndërsa në Rumani rreth 2.8%. Edhe në Greqi, një nga tregjet më të shtrenjta të karburantit në Europë në terma nominalë, pesha e një litri nafte në raport me të ardhurat është rreth 2.5%.

Rajoni i ka çmimet e naftës dhe në vlerë nominale, mesatarisht 15-30% më të ulëta se Shqipëria, sidomos Kosova e Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, që të ardhurat për frymë të vendit mbeten ndër më të ulëtat në rajon, duke ia kaluar së fundmi Maqedonisë së Veriut, me Kosovën që i ka më të ulëtat.

Në ekonomitë më të zhvilluara europiane, diferenca është edhe më e madhe për shkak të të ardhurave më të larta, me karburantin që në Shqipëri është tre deri në 6 herë më i shtrenjtë në terma relative, sipas fuqisë blerëse.

Në vende si Italia, Franca, Gjermania apo Belgjika, një litër karburant zakonisht përfaqëson më pak se 2% të të ardhurave mesatare ditore, ndërsa në disa vende të Europës Veriore pesha bie edhe më tej. Holanda ka naftën më të shtrenjtë në Europë në vlerë absolute, por një qytetari aty i duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore për të blerë një litër, ose 7 herë më pak sesa Shqipëria.

Shqipëria ka ndërkohë një nga nivelet më të ulëta të të ardhurave për frymë në Europë, ndërsa çmimet e karburantit janë shpesh të ngjashme ose vetëm pak më të ulëta se ato të vendeve të Bashkimit Europian. Kjo bën që pesha reale e karburantit mbi buxhetin e familjeve dhe mbi kostot e transportit për bizneset të jetë shumë më e lartë.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price, edhe në vlerë nominale, Shqipëria renditet e pesta në Europë për çmimet e naftës, pas Holandës, Danimarkës, Norvegjisë, e Zvicrës, me këto të fundit që e kanë karburantin vetëm 10 deri në 30 cent më shumë se në vendin tonë.

Karburanti është një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Në vende ku pesha e tij mbi të ardhurat është e lartë, ndikimi përhapet më tej në çmimet e mallrave, në koston e transportit të mallrave dhe në shpenzimet e përditshme të familjeve.

Pesha e lartë e taksave mbetet një nga arsyet kryesore të çmimeve të shtrenjta në vend, ku rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat.( Akciza: rreth 37-38 lekë/litër; Taksa e qarkullimit: rreth 27 lekë/litër; Taksa e karbonit: rreth 3 lekë/litër; TVSH: 20% e çmimit final, etj).

Karburantet, rritja e çmimit reflektohet shumë shpejt, por ulja jo!

Reagimet shumë të shpejta në rritje të çmimeve kur shtrenjtohen në bursa dhe uljet e ngadalta kur bien në tregjet ndërkombëtare mbeten një tjetër arsye e rëndësishme.

Sipas raportimeve të Monitor në renditjen e kompanive më të mëdha sipas fitimeve, psh, në vitin 2019, norma e fitimit për sektorin u rrit me 0.5-1 pikë përqindje. Operatorët e tregut e shpjeguan këtë me tendencën ulëse të çmimeve të tregtimit të karburanteve në vend në atë vit.

Ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet me të njëjtin ritëm dhe kohë në tregun vendas dhe kjo çon në rritjen e normave të fitimit. E kundërta ndodh kur rritet çmimi, kur reflektimi është më i shpejtë, siç treguan dhe ditët e fundit.

E njëjta tendencë u konstatua dhe në vitin 2024, ku një pjesë e kompanive panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit në 2024-n. Operatorët sërish pranuan se kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi ndaj rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë. Në vitin 2024, çmimet kishin tendencë ulëse, duke favorizuar shoqëritë importuese dhe tregtuese.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vance apo Rubio më ’28-ën? Pyetja, në kokën e Trump-it
Artikulli tjetër Bien ndërtimi dhe energjia, rritet pesha e tregtisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.