KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për kontributin e bizneseve në rritjen ekonomike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për kontributin e bizneseve në rritjen ekonomike
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për kontributin e bizneseve në rritjen ekonomike

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:57 pm
205 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria vijon të mbetet ndër ekonomitë më të vogla të rajonit për nga vlera e shtuar bruto që prodhojnë bizneset, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, duke reflektuar një strukturë ekonomike të orientuar kryesisht drejt industrisë së lehtë, shërbimeve tradicionale dhe bujqësisë, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit që kanë baza më të zgjeruara industriale dhe teknologjike.

Në industri, ndërtim dhe shërbime tregtare, Shqipëria regjistron vetëm 8.8 miliardë euro, duke lënë pas Maqedoniné e Veriut me 8 mijë euro dhe Malin e Zi me 3.5 mijë euro. Kryesimin në Ballkan e mban Greqia me 102 mijë euro, e ndjekur nga Serbia me 40.6 mijë,  ndërkohë që Bosnje dhe Hercegovina shënon 14.5 mijë euro.

Hendeku bëhet edhe më i dukshëm në sektorin prodhues, ku Shqipëria shënon 1.1 miliardë euro, një nivel ndjeshëm më i ulët sesa Serbia me 10.8 miliardë, Kroacia 8.9 miliardë, Maqedonia e Veriut 1.9 miliardë euro dhe Bosnjë dhe Hercegovina me 3.5 miliardë euro.

Të dhënat konfirmojnë se ekonomitë ballkanike me integrim më të fortë industrial dhe zinxhirë prodhimi më të avancuar arrijnë të gjenerojnë shumëfishin e GVA-së së sektorit prodhues, ndërsa Shqipëria mbetet kryesisht e orientuar drejt industrive me vlerë të ulët të shtuar.

Edhe sektori energjetik, ku pritej një pozicion më i favorshëm për Shqipërinë për shkak të dominimit të hidroenergjisë, shfaq përmasa modeste në krahasim me rajonin. Shqipëria regjistron 0.8 miliardë euro në kategorinë “Elektriciteti, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar”, ndërsa Serbia shënon 3 miliardë, Kroacia 1.4 miliardë, Greqia 4.4 miliardë euro. Shqipëria paraqitet gjjthsesi më mirë se Maqedonia e Veriut me 0.4 miliardë dhe Mali i Zi me 0.3 miliardë euro.

E njëjta tendencë shfaqet në ndërtim, ku Shqipëria arrin 1 miliardë euro, më pak se Serbia me 3.3 miliardë, dhe Bosnjë dhe Hercegovinë 1.1 miliardë euro, duke treguar se cikli i ndërtimit kontribuon më pak në ekonominë shqiptare sesa supozohet shpesh në diskursin publik.

Në shërbime, sidomos tregti me shumicë e pakicë dhe riparim automjetesh, Shqipëria regjistron 1.9 miliardë euro, dukshëm më pak se Kroacia me 8.2 miliardë euro, Serbia 7.5 miliardë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut me 1.5 miliardë.

Në akomodim dhe shërbimin e ushqimeve, një nga sektorët ku Shqipëria pritet të performojë më mirë, vlera e shtuar arrin 0.5 miliardë euro, më pak se Kroacia me 3.2 miliardë euro, çka reflekton diferencën e madhe të strukturës së tregut dhe të zhvillimit të industrisë turistike mes dy vendeve. Edhe Serbia e tejkalon Shqipërinë në këtë kategori, me përkatësisht 0.8 miliardë euro.

Në aktivitetet e informacionit dhe komunikimit, motor i ekonomive moderne, Shqipëria arrin 0.6 miliardë euro, shumë më poshtë se Serbia me 4.9 miliardë euro, Bosnje dhe Hercegovina me 1.3 miliardë euro dhe Maqedonia e Veriut me 0.7 miliardë euro.

Në këtë kontekst, Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të vlerës së shtuar të bizneseve në ekonomi, jo vetëm për shkak të madhësisë, por edhe për shkak të strukturës së saj ekonomike që vazhdon të jetë e fokusuar në sektorë me produktivitet të ulët.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 28 njerëzit më të fuqishëm në Evropë, sipas Politico-s
Artikulli tjetër Shqipëria, e fundit në Evropë për shpenzimet e bizneseve për përfitime të punonjësve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.