KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, e fundit në Evropë për shpenzimet e bizneseve për përfitime të punonjësve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, e fundit në Evropë për shpenzimet e bizneseve për përfitime të punonjësve
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Shqipëria, e fundit në Evropë për shpenzimet e bizneseve për përfitime të punonjësve

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 12:59 pm
190 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për përfitimet e punonjësve në bizneset evropiane për vitin 2023, e poziciojnë Shqipërinë në fund të renditjes, jo vetëm në raport me BE-në, por edhe krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Të dhënat, të shprehura në mijë euro për punonjës, ofrojnë një pamje të detajuar të kostos së përfitimeve të lidhura me punësimin në sektorë të ndryshëm ekonomikë dhe tregojnë hendekun e thellë që ndan Shqipërinë nga ekonomitë e rajonit dhe më gjerë.

Në nivel evropian, mesatarja e BE-së (EU 27) qëndron në 43.5 mijë euro për sektorin e industrisë, në 47.4 mijë euro për minierat, në 50.3 mijë euro për prodhimin, ndërsa sektorët më të paguar si informacioni dhe komunikimi arrijnë deri në 65.6 mijë euro për punonjës dhe sektori financiar e i sigurimeve ngjitet në 78.4 mijë euro.

Në këtë sfond, vendet e Evropës Perëndimore si Belgjika (61.1 mijë euro në industri), Gjermania (62.8 mijë euro), Suedia (67.7 mijë euro) dhe Irlanda (78.3 mijë euro) krijojnë një standard të lartë kostoje që reflekton nivele të konsoliduara produktiviteti dhe paga.

Ndërkohë, vendet e Ballkanit paraqesin një realitet tjetër, por sërish dukshëm më të favorshëm se Shqipëria. Kroacia regjistron 19.6 mijë euro në industri, Greqia 18.2 mijë euro, Serbia 9.9 mijë euro, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina qëndron në 11.9 mijë euro. Maqedonia e Veriut shënon 9.1 mijë euro për sektorin industrial, përpara Shqipërisë, e cila ngelet në vetëm 7.6 mijë euro.

Në sektorë kyç, diferencat janë po aq të dukshme. Në prodhim, Shqipëria shpenzon vetëm 6.4 mijë euro për punonjës, nga 12.9 mijë euro të Serbisë, 11.1 mijë euro të Bosnjës, 8.7 mijë euro të Maqedonisë së Veriut, 19.8 mijë euro të Kroacisë dhe mbi 20 mijë euro të Greqisë.

Në transport e magazinim, Shqipëria regjistron vetëm 8.5 mijë euro, krahasuar me 14.2 mijë euro në Serbi, 12.2 mijë euro në Bosnjë, duke lënë pas këtu vetëm Maqedoninë e Veriut me 7.9 mijë euro, por tepër larg nga 30 mijë euro në shumicën e vendeve të BE-së.

Dallimet mbeten të theksuara edhe në sektorët e shërbimeve me vlerë të shtuar më të lartë. Sektori i informacionit dhe komunikimit është ilustrimi më i qartë: ndërsa BE-ja ka një mesatare prej 65.6 mijë eurosh për punonjës dhe vendet si Belgjika arrijnë 94.7 mijë euro apo Suedia 88.7 mijë euro, Shqipëria mbetet në vetëm 12.7 mijë euro, duke reflektuar diferencat strukturore në zhvillimin teknologjik dhe pagat e sektorit. Ndërkohë fqinjët ballkanikë si Bosnje dhe Hercegovina shpenzojnë 19.7 mijë euro, Maqedonia e Veriut 18.6 mijë euro, ndërkohë që kryesimin e mban Serbia me 32 mijë euro.

Po ashtu, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike arrijnë 57.0 mijë euro në BE, por vetëm 10.1 mijë euro në Shqipëri, ndërsa sektori financiar, një nga sektorët me shpenzimet më të larta në Europë shkon nga 112.9 mijë euro në Belgjikë deri në 78.4 mijë euro në mesataren e BE-së, ndërkohë që për Shqipërinë nuk raportohet e dhënë.

Edhe në sektorët socialë, hendeku është i madh. Shpenzimet për aktivitetet e shëndetit dhe mirëqenies sociale në BE arrijnë mesatarisht 40.5 mijë euro, ndërsa në Shqipëri janë vetëm 7.8 mijë euro, dukshëm më pak se Bosnja (11 mijë euro) dhe Serbisë (12 mijë euro) dhe shumë larg vendeve të BE-së si Franca (56.4 mijë euro) apo Gjermania (50 mijë euro).

Sektori i arsimit, ku BE-ja ka një mesatare prej 35.1 mijë euro, arrin vetëm 8 mijë euro në Shqipëri, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut (7.8 mijë euro), por jo Bosnjën (9.8 mijë euro) apo Serbinë (9 mijë euro) dhe shumë larg vendeve perëndimore ku shifrat tejkalojnë 30 mijë euro.

Në tërësi, të dhënat e Eurostat konfirmojnë se Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të shpenzimeve të biznesit për përfitimet e punonjësve në rajon dhe një nga më të ulëtit në gjithë kontinentin evropian.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për kontributin e bizneseve në rritjen ekonomike
Artikulli tjetër Vendi përmbytet, buxheti për menaxhimin e kullimit dhe ujitjes në rënie, deri në 2028.ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.