KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendi përmbytet, buxheti për menaxhimin e kullimit dhe ujitjes në rënie, deri në 2028.ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Vendi përmbytet, buxheti për menaxhimin e kullimit dhe ujitjes në rënie, deri në 2028.ën
FinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Vendi përmbytet, buxheti për menaxhimin e kullimit dhe ujitjes në rënie, deri në 2028.ën

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2025 1:01 pm
184 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa fondet për menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes shënojnë rënie në buxhetin afatmesëm, treguesit zyrtarë të performancës për vitet 2026–2028 parashikojnë përmirësime domethënëse në shërbimet për fermerët dhe mbrojtjen nga përmbytjet, një kontrast që ngre pikëpyetje mbi realizueshmërinë e këtyre objektivave pa financim shtesë.

Sipas planit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fondi për “Menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” kalon nga 2,88 miliardë lekë në vitin 2025 në 2,25 miliardë lekë në 2028.

Rënia është e ndjeshme dhe progresive: në 2027 fondi zbret në 2,25 miliardë lekë dhe ato qëndron edhe për vitin pasadhës. Kjo do të thotë se, në një periudhë kur rrjetet ekzistuese kërkojnë mirëmbajtje intensive dhe zgjerim, burimet financiare po tkurren.

Në kontrast, objektivat e performancës për sektorin parashikojnë rritje të shërbimeve dhe përfitimeve konkrete për fermerët: përqindja e fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse e kulluese synon të rritet nga 76% në 2025 në 79% në 2028.

Synohet gjithashtu që aksesi në ujë për ujitje (kundrejt sipërfaqes potencialisht të ujitshme prej 360 mijë hektarësh) duhet të rritet nga 76% në 78% brenda katër viteve.

Hidrovoret e rehabilituara/ndërtuara pritet të arrijnë në 85% të nevojës totale (14 hidrovorë) që nga viti 2026 e në vijim, nga 80% sa ishte në 2025.

Pastrimi ciklik i rrjetit kryesor kullues (1 herë në 5–6 vjet) duhet të mbulojë 22% të sipërfaqes potencialisht të kullueshme prej 280 mijë hektarësh në 2028, nga 21% në 2025.

Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinatura dhe penele) parashikohet të shtohen nga 41 në 2025 në 45 në 2026, 48 në 2027 dhe 50 në fund të periudhës.

Problematika bëhet edhe më i qartë në kontekstin e ndryshimeve klimatike, ku përmbytjet dhe thatësirat shtojnë presionin mbi rrjetet ekzistuese. Nëse fondet nuk rriten, objektivat rrezikojnë të mbeten në letër, ndërsa nevojat reale të fermerëve për ujitje të sigurt dhe kullim funksional kërkojnë zgjidhje të mbështetura financiarisht.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, e fundit në Evropë për shpenzimet e bizneseve për përfitime të punonjësve
Artikulli tjetër Shqiptarët, mikpritës ndaj punëtorëve të huaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.