KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët konsumojnë mijëra ton mish të pasigurt nga Brazili
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët konsumojnë mijëra ton mish të pasigurt nga Brazili
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shqiptarët konsumojnë mijëra ton mish të pasigurt nga Brazili

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 9:04 am
173 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit të kafshëve për mish dhe në anën tjetër rritja e kërkesës nga zhvillimet pozitive në turizëm po nxisin importet dhe bashkë me to edhe rrezikun e hyrjes së prodhimeve jo në standard. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT importet e mishit ndërmjet 2014 dhe 2024 janë rritur me 29%. Në vitin 2024 u importuan në sasi 48 mijë ton mish.

Gjatë kësaj periudhe varësia e konsumit nga importet është zgjeruar gjithashtu. Në vitin 2014 konsumi vjetor i mishit arriti në 192 mijë tonë, nga i cili 19.6 për qind ishte importi. Në vitin 2023 konsumi i mishit arriti në 184 mijë tonë, ku 26 për qind ishte nga importi, sipas të dhënave të INSTAT për prodhimin vendas të mishit dhe për importet.

Rritja e varësisë nga importet e mishit lidhet me tkurrjen e blegtorisë në vend. Përgjatë 2014-2023 numri i krerëve të gjedhit ka pësuar rënie me 47%, të imtat me 34 për qind, ndërsa derrat me 33 %. Ritmet e rënies janë thelluar sidomos pas pandemisë. Një numër fermash të vogla blegtorale kanë falimentuar nga emigracioni i lartë i të rinjve dhe plakja e pakësimi i popullsisë në fshat.

Treguesit demografike dhe politikat shtetërore për nxitjen e blegtorisë sugjerojnë se importet e mishit do të jenë në rritje nga viti në vit. Skema e subvencionit në bujqësi përjashton fermat e vogla që janë në faliment, teksa numri i kafshëve për mish po pëson rënie dyshifrore nga viti në vit.

Të dhënat e tregtisë me jashtë tregojnë se Brazili ishte furnizuesi kryesor me mish i tregut tonë për gjatë tre dekadave të tranzicionit. Vitin e kaluar u importuan gjithsej 48 mijë tonë mish, ku 26,8 për qind e të cilave ishin nga Brazili. Vendi i dytë për sasinë e importit të mishit është SHBA e ndjekur nga Greqia, Italia, Paraguai etj.

Pesha e importeve të mishit nga Brazili ka pësuar rënie gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024 mishi nga ky vend zuri 31.1 % të totalit të importit të mishit, ndërsa në vitin 2024 rreth 27%.

Gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm importet e mishit nga Greqia. Në vitin 2014 importet nga vend zinin 7.9% të totalit të mishit të importuar, ndërsa më 2024 zunë 19%. Gjithashtu importet e mishit nga Paraguai u rriten gjatë dekadës. Ky vend ishte furnizuesi i pestë me i rëndësishëm më mish i Shqipërisë me 5 për qind të totalit të importeve nga 0.7 për qind më 2014.

Kërkesa për konsumin e mishit është rritur vitet e fundit, ndonëse numri i popullsisë është pakësuar me 15 për qind ndërmjet 2011-2023. Por shumëfishimi i turistëve dhe restoranteve ka ndikuar që kërkesa për mish të jetë në trend rritës. Rritja e importeve po ekspozon shëndetin e popullatës ndaj prodhimeve pa cilësi. Rastet me salmonele janë shtuar vitet e fundit, ndërsa kontrollohet e cilësisë po dështojnë të shmangin konsumin e mishit të infektuar. Salmonela shkakton simptoma të rënda që kërkojnë trajtim në spital deri në rrezikimin e jetës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mourinho nuk përmbahet, sulmon trajnerin e Galatasarayt pas humbjes
Artikulli tjetër Për Trump, synimi është përmbushur, por mbetet një bast i madh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.