KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët online, por jo për blerje/ Të fundit në Europë për e-commerce
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët online, por jo për blerje/ Të fundit në Europë për e-commerce
AnalizeEkonomiHI-TechKryesoreSociale

Shqiptarët online, por jo për blerje/ Të fundit në Europë për e-commerce

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2025 12:53 pm
370 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.

Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë)  kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024.

Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%.

Përdorues ditorë të internetit

Përdoruesit e internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.

Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë.

Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së. Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019.

Porositja e mallrave ose shërbimeve në internet

Në vitin 2024, 60.2% e njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç në BE raportuan se kishin porositur mallra ose shërbime në internet gjatë 3 muajve para anketës së ICT-së.

Përqindjet më të larta u regjistruan në rajone të Çekisë, Danimarkës, Irlandës, Francës (përjashtuar rajonet e largëta), Holandës, Sllovakisë, Finlandës dhe Suedisë.
Rajoni qendror  holandez i Utrecht kryeson me 91.5% përdorues që blenë online.

Në anën tjetër, blerjet online ishin nën mesataren e BE-së në të gjitha rajonet e Bullgarisë, Italisë, Lituanisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë, si dhe në Kroaci dhe Letoni.

Shqipëria, me 16.3%, pozicionohet dukshëm poshtë edhe vendeve më të dobëta të BE-së.

Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë. Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend.

Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.

Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.

Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore.

Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë. Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë

Sulm para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet agresori

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë
Artikulli tjetër Kosova voton më 28 dhjetor/ KQZ ende s’ka para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
Senatorët amerikanë mbështesin Serbinë, pas fitores së Listës Studentore
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.