KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po depërton krimi i organizuar në ekonomi?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po depërton krimi i organizuar në ekonomi?
AnalizeEkonomiFokusKryesoreOpinionZhvillim

Si po depërton krimi i organizuar në ekonomi?

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 11:44 am
384 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Ida Ismalaj

Përmbajtja
Krimi i organizuar dhe infiltrimi në ekonomiIntegrimi europian dhe sfidat institucionale

 

Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk shihet më vetëm si çështje e grupeve kriminale, por si një fenomen që po depërton në ekonomi, po ndikon vendimmarrjen publike dhe sfidon vetë kapacitetin e shtetit për të ushtruar kontroll. Një raport i prezantuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes hedh dritë mbi qasjen administrative kundër krimit të organizuar.

Studimi i fokusuar në katër qarqe, Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Vlorë ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e instrumenteve që shteti ka në dispozicion. Edhe pse Shqipëria disponon një gamë të gjerë mekanizmash ligjorë dhe administrativë, gjetjet tregojnë se ato funksionojnë të fragmentuara, pa analiza të përbashkëta risku, pa shkëmbim të strukturuar informacioni dhe pa një mbikëqyrje strategjike.

Raporti evidenton disa probleme kryesore:

  • Instrumentet funksionojnë të ndara nga njëra-tjetra;
  • Koordinim i kufizuar mes institucioneve;
  • Integrim i pamjaftueshëm i të dhënave;
  • Mungesë e një arkitekture të integruar parandaluese.

Në praktikë, kjo do të thotë se edhe pse ligjet ekzistojnë, ndikimi i tyre parandalues ndaj krimit të organizuar mbetet i kufizuar. Rikuperimi i aseteve të dyshuara si produkt i aktivitetit kriminal rezulton i vështirë, ndërsa të dhënat mbi zbatimin e ligjit “anti-mafia” dhe forca e ligjit mbeten të fragmentuara, duke dëshmuar mungesë të një sistemi të konsoliduar monitorimi.

Krimi i organizuar dhe infiltrimi në ekonomi

Studiuesja Mirsada Hallunaj tha se nga raporti evidentohet se krimi i organizuar është një kërcënim serioz në Shqipëri me ndikim të thellë në ekonomi.

“Ka lidhje të forta me rrjete ndërkombëtare trafiku dhe kapitali informal. Ndikon në vendimmarrje publike përmes korrupsionit dhe infiltrimit institucional,” nënvizoi Hallunaj.

Anketa e realizuar në kuadër të studimit nxori në pah perceptimin e lartë publik për depërtimin e krimit në ekonominë formale. Në pyetjen: A beson se krimi përpiqet të veprojë përmes bizneseve të ligjshme për të pastruar aktivitetin e tij, rezultoi se 58.5% të anketuarve shprehen se po shpesh, 32.8% ndonjëherë dhe vetëm 1.01% aspak.

Sa i përket formave më të përdorura për përfitim nga sistemi ligjor-ekonomik, 32.3% e të anketuarve përmendën investimet në prona. Ndërkohë, 44.2% mendojnë se sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme është më i përdoruri nga grupet kriminale për realizimin e operacioneve të tyre.

Integrimi europian dhe sfidat institucionale

Kryetarja e Komisionit për Ekonominë Punësimin dhe Financën, Milva Ekonomi theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të re të integrimit europian dhe hapja e kapitujve përbën një sfidë të rëndësishme.

“Sektori i takon kapitullit 24 dhe janë disa institucione përgjegjëse. Pavarësisht detyrave që vijnë nga BE, në tetor 2024 dolëm nga lista gri që tregon se kemi bërë hapa përpara në luftën ndaj krimit të organizuar,” u shpreh ajo.

Ekonomi shtoi se parandalimi mbetet prioritet, në bashkëpunim me ministrin e shtetit për Antikorrupsionin dhe për vitin 2025 janë identifikuar rreth 200 “flamuj të kuq” nga administrata publike, për të parandaluar raste korrupsioni.

Deputeti i PD dhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë Eno Bozdo theksoi nivelin e lartë të depërtimit të krimit të organizuar në ekonominë shqiptare.

“Nga raporti, 90% e shqiptarëve kishin dëgjuar shpesh apo ndonjëherë për rastet e depërtimit të krimit të organizuar në ekonomi. Kanali kryesor i pastrimit të parave është sektori i ndërtimit. Krimi i organizuar ka ndikuar në kapjen e pushtetit, OSBE/ODIHR  e cilëson këtë gjë. Fatkeqësisht, krimi i organizuar është i konsoliduar në kapjen e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare,” tha Bozdo.

Në takim, ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato nënvizoi se drejtësia dhe zbatimi i ligjit janë thelbësore në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

“Kjo situatë dëshmon nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve, autoriteteve ligjzbatuese dhe sektorit privat, në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i strukturave ligjore dhe të forcohet sundimi i ligjit,” u shpreh ai.

Raporti theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një bazë të konsiderueshme ligjore dhe institucionale për të luftuar krimin e organizuar, por sfida kryesore mbetet integrimi funksional i instrumenteve ekzistuese. Pa koordinim të strukturuar, shkëmbim të rregullt informacioni dhe analizë të përbashkët risku, qasja administrative rrezikon të mbetet e fragmentuar dhe me ndikim të kufizuar në parandalimin real të fenomenit.

 

Marrë nga ACQJ [Albanian Center for Quality Journalism]

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Sterilizimi”/ GJKKO shpall vendimin
Artikulli tjetër Paradoksi i ekonomisë në vend/ Rritet numri i ndërmarrjeve, tkurren vendet e punës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.