KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e Ukrainës në çimento
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e Ukrainës në çimento
AnalizeBotaEkonomiSocialeZhvillim

Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e Ukrainës në çimento

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2025 10:09 am
215 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas vitesh të tëra të sulmeve ruse me dronë dhe raketa, grumbuj të copëzave të betonit janë shndërruar në problem të madh në Ukrainë.

“Nuk mund t’i hedhësh në deponi të mbeturinave, nuk mund t’i injorosh, madje as nuk mund ta përdorësh këtë beton për të mbushur gropat sepse nuk ka aq shumë gropa që duhet të mbushen”, tha për Radion Evropa e Lirë Leon Black. Eksperti për materialet infrastrukturore në Universitetin Leeds është një nga drejtuesit e S3RoU (rindërtimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe i shpejtë i Ukrainës), nismë që udhëhiqet nga inxhinierët britanikë, ukrainas, holandezë, që po e shndërrojnë rrënojat e luftës në lëndë të parë ndërtimore.

“Para pushtimit rus, nuk kishte shumë vëmendje te reciklimi”, tha Black, duke përmendur rezervat e bollshme të gurëve dhe mineraleve në Ukrainë që përdoren për prodhimin e betonit. “Konflikti e ka bërë të qartë se ka shumë rrënoja për t’i groposur në depo të mbeturinave ose për t’i përdorur në ndërtime me cilësi të ulët”.

Projekt S3RoU përdor një teknologji të re për të shtypur, “praktikisht për të ndarë” dhe ngrohur mbeturinat prej betoni, duke i kthyer në përbërës bazë: zhavorr, rërë dhe pastë të tharë çimentoje.

Procesi shurdhues mekanik krahasohet me marrjen e një torteje dhe shpërbërjen e saj në miell, sheqer dhe vezë, prej të cilave bëhet një ëmbëlsirë tjetër.

Themeluesit e projektit pretendojnë se përbërësi i përfituar do të jetë 30 për qind më i lirë se përzierja origjinale e çimentos. Black tha se materiali i ricikluar është i përshtatshëm për shumicën e aplikimeve ndërtimore.

Shpërbërja e rrënojave emeton vetëm një pjesë të vogël të dyoksidit të karbonit që lëshohet nga prodhimi i çimentos së re, i cili është përgjegjës për 8 për qind të të gjitha emetimeve të gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu në mbarë botën.

Qëllimi përfundimtar i S3RoU-së është krijimi i një flote “stacionesh mobile për ndarjen e betonit”, që do të mund të transportoheshin nga një vend në vendin tjetër në mbarë Ukrainën për të bluar rrënojat e çimentos dhe për t’i vendosur nëpër thasë.

Një impiant i tillë përpunimi u dërgua në Ukrainë gjatë kësaj vere për testim dhe aktualisht po iu nënshtrohet provave në periferi të Kievit. Produktet demonstruese, përfshirë pllaka trotuaresh prej betoni të përpunuar nga rrënojat dhe të stampuara me kodet QR për të promovuar projektin e riciklimit, aktualisht janë në fazën e planifikimit.

Nëse riciklimi i rrënojave në shkallë të gjerë bëhet realitet në Ukrainë, një nga rreziqet kryesore do të jetë azbesti i shkatërruar nga bombat. Ky mineral që shkakton kancer është i ndaluar që të përdoret në ndërtim në Bashkimin Evropian që nga viti 2005, por në Ukrainë u ndalua më 2022 dhe është i përhapur në gjithë vendin.

Black tha se po zhvillohej një detektor për asbestin, që dukej premtues, por kompania që qëndronte prapa këtij zhvillimi e anuloi produktin. “Pra, jemi kthyer në tavolinën e vizatimit, në pikën zero sa i përket mënyrës se si do ta trajtojmë këtë problem”, tha ai.

Oleksii Hunyak është një nga akademikët ukrainas që punon në projektin e financuar nga Britania. Shtëpia e tij në Lviv pothuajse u shkatërrua kur një raketë ruse goditi lagjen e tij, duke thyer dritaret e apartamentit të tij.

Ai tha se projekti i riciklimit “do të kontribuojë drejtpërdrejt në rimëkëmbjen e sigurt dhe të shpejtë të Ukrainës duke na ndihmuar të shndërrojmë mbeturinat e ndërtesave të shkatërruara në një burim për rindërtim të qëndrueshëm”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Nuk do ta takoj Putinin, nëse nuk është gati për marrëveshje
Artikulli tjetër Kosovë: A do të arrijë Kurti të krijojë qeverinë e re?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.