KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë: A do të arrijë Kurti të krijojë qeverinë e re?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë: A do të arrijë Kurti të krijojë qeverinë e re?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Kosovë: A do të arrijë Kurti të krijojë qeverinë e re?

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2025 10:12 am
169 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tetë muaj pas zgjedhjeve i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, do të provojë sot (26.10.) të arrijë në një seancë parlamentare një shumicë për të krijuar qeverinë e re. Megjithë insistimin e gazetarëve kryeministri në detyrë nuk pranoi të thotë, nëse ka arritur marrëveshje për koalicion me ndonjë nga subjektet politike parlamentare.

Mundësitë për koalicion

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, arriti të fitojë në zgjedhjet e fundit parlamentare vetëm 48 deputetë, por atij i duhen edhe të paktën 11 vota për të bërë një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me subjektin e dytë për nga fuqia e votës, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që ka 24 deputë, ndërsa e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) që ka 20 deputë dhe me Nismën Socialdemokrate, e cila ka vetëm tre deputetë.

Tri partitë më të mëdha parlamentare, të cilat deri tani ishin në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë deklaruar tashmë disa herë se nuk hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit. Ky i fundit nuk pranon të bëjë koalicion me Listën Serbe, që ka nëntë deputetë, ndërsa të siguruara ka votat e disa deputetëve të pakicave joserbe, të cilët po ashtu kanë vetëm 10 vende në parlament.

Krizë e re institucionale?

Nëse të dielën nuk arrihet të krijohet qeveria e re e Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja, Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në fillim të kësaj jave, gjatë një vizite në Londër, Albin Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re dhe tha se “zgjidhje alternative është edhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja parlamentare”.

Mundësia e një mandatari tjetër

Megjithatë Kushtetuta e Kosovës përcakton që, nëse përbërja e propozuar e qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja e Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për të krijuar qeverinë brenda dhjetë ditësh. Presidentja Vjosa Osmani këtë e tha edhe në një intervistë për DW.

“Në qoftë se s’ka marrëveshje, atëherë, si presidente e vendit, do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë, nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj që është përsëri herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica”, tha Presidentja Osmani.

I mandatuari i dytë për kryeministër, kushdo që të jetë, sërish do t’i kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e qeverisë. E nëse as herën e dytë i mandatuari nuk arrin të sigurojë shumicë parlamentare, atëherë presidentja e Kosovës është e detyruar të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Krizë institucionale disamujorëshe

Që nga data 9 shkurt e këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, Kosova hyri në krizë institucionale duke mos arritur që për muaj të tërë të konstituojë Kuvendin e Kosovës dhe as të krijojë qeverinë.

Kuvendi u konstituua javë më parë, pa nënkryetarin e Listës Serbe — parti kjo që e konteston zgjedhjen nënkryetar të një deputeti të vetëm serb jashtë kësaj partie, Nenad Rashiq. Lënda kundërshtuese e Listës Serbe tashmë është dërguarnë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se është duke e shqyrtuar lëndën e Srpska-s.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë

ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Teknologjia eksperimentale që po shndërron rrënojat e Ukrainës në çimento
Artikulli tjetër Ora tashmë ka ndryshuar, në mëngjes u kthyen akrepat 60 minuta pas

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore 30 Prill, 2026
Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.