KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
BotaEkonomiZhvillim

Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 9:15 am
168 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat sekondare” do të hyjnë në fuqi më 2 prill, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Trump ka thënë se e ka marrë këtë vendim, sepse Venezuela ka dërguar “dhjetëra mijëra” njerëz në SHBA, të cilët kanë “natyra shumë të dhunshme”.

Ky njoftim e rriti çmimin e naftës së papërpunuar për gati 1.5 për qind.

Më herët gjatë këtij muaji, Trump e ka pezulluar për 30 ditë licencën që i ka dhënë SHBA-ja kompanisë së naftës, Chevron, e cila prej vitit 2022 ka operuar në Venezuelën e sanksionuar.

Presidenti e ka marrë këtë vendim pasi e ka akuzuar presidentin Nicolas Maduro se nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për reformat zgjedhore dhe kthimin e migrantëve.

Trump ka thënë më herët gjatë muajit se e ka fuqizuar Aktin 1798 për Armiqtë e Huaj për të arsyetuar dëbimin e anëtarëve të dyshuar të bandës venezuelase Tren de Aragua, pa pasur urdhra përfundimtarë të gjyqtarëve për imigrim.

Kina, e cila veçse është e prekur nga tarifat amerikane, është blerësja më e madhe e naftës së Venezuelës.

Në shkurt, Kina ka pranuar direkt ose indirekt 503.000 fuçi nafte në ditë prej Venezuelës.

Spanja, Italia, Kuba dhe India janë konsumatorët tjerë të naftës venezuelase.

Qeveria e Maduros nuk e ka komentuar këtë vendim.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në Kuvend miratohet një variant i ndryshuar i ligjit, që mbron guvernatorin e Bankës nga arrestimi

Përplasje në PS për transferimin e Erion Veliajt në Fier

Tensione në kuvend, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës

Raporti tronditës: Shteti i Ramës, i kapur nga oligarkët!

Si u arratis Bolsonaro nga Brazili?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive dhe të dobishme
Artikulli tjetër Ukraina peshon praninë amerikane në centralet bërthamore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Jep dorëheqjen Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane
Analize Opinion 29 Tetor, 2026
Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja
Aktuale Fokus Kryesore Politike Sociale 29 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
Tensionet në sallën e Kuvendit, Grupi i PS-së kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe dy muaj për gjashtë deputetë të tjerë të PD
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.