KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive dhe të dobishme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive dhe të dobishme
BotaFokusKomentPolitikeZhvillim

Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive dhe të dobishme

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2025 9:13 am
215 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, ishin “intensive” por të dobishme, tha një anëtar i ekipit negociues të Rusisë.

“Ne biseduam për gjithçka, ishte një dialog intensiv, jo i lehtë, por shumë i dobishëm për ne dhe për amerikanët”, tha të martën Grigory Karasin për agjencinë shtetërore të lajmeve, TASS.

“Shumë probleme u shtjelluan”, shtoi ai.

Karasin, i cili për kohë të gjatë ishte zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, tha se bisedimet SHBA-Rusi do të vazhdojnë dhe se Kombet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të përfshihen në to. Ai nuk tha hollësi rreth kësaj.

Ai i bëri këto komente një ditë takimit 12-orësh mes dy vendeve në Arabinë Saudite, vendin ku po zhvillohen bisedimet.

Derisa bisedimet po zhvilloheshin në Riad, Rusia e sulmoi me raketa qytetin Sumi të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 90 njerëz, përfshirë 23 fëmijë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin, duke thënë se ky është shembulli më i freskët i “humbjeve, dhimbjes dhe shkatërrimit, diçka që Ukraina kurrë nuk e ka dashur”.

Zelensky tha se Rusia është “e vetmja palë që po e zgjat këtë luftë dhe po torturon si popullin tonë, ashtu edhe mbarë botën”.

“Për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe, duhen masa të forta dhe veprime vendimtare”, tha ai në video-fjalimin e tij të përnatshëm.

“Jemi gati ta mbështesim çdo nismë të fuqishme që e bën diplomacinë më efektive”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, shkroi në X se sulmi i 24 marsit në Sumi tregoi se fjalët e Moskës për paqe janë “boshe”.

Edhe pala ruse raportoi për një sulm. Një zyrtar rus në rajonin u pushtuar ukrainas, Luhansk, tha se bombardimet ukrainase kanë vrarë gjashtë njerëz atje, përfshirë një gazetar të gazetës ruse Izvestia.

Gazeta pro-Kremlinit e identifikoi gazetarin si Alexander Fedorchak, duke thënë se ai u vra “në rajonin e Harkivit.” Kanali rus Zvezda, i sponsorizuar nga Ministria e Mbrojtjes, raportoi se kameramani dhe shoferi i tij u vranë derisa po xhironin një reportazh me Fedorchakun.

Bisedimet në Arabinë Saudite janë pjesë e përpjekjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi SHBA-Rusi të hënën u zhvillua një ditë pas bisedimeve të ndara midis SHBA-së dhe Ukrainës – gjithashtu në Arabinë Saudite – të cilat Kievi i quajti “frytdhënëse”.

Serhiy Leshchenko, këshilltar i presidencës ukrainase, tha se delegacioni ukrainas qëndroi në Riad dhe pret të takohet sërish me amerikanët. Zelensky deklaroi në fjalimin e tij të natës se përfaqësuesit nga Ukraina dhe SHBA do të takohen përsëri, por nuk dha një datë të saktë.

Një burim i paidentifikuar në delegacionin rus u citua nga TASS duke thënë se Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë do ta publikojnë një deklaratë të përbashkët më 25 mars.

Reuters citoi një burim rus të ketë thënë se një draft i deklaratës së përbashkët u dërgua në Moskë dhe Uashington për miratim dhe se të dyja palët synojnë ta lëshojnë atë më 25 mars.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se kufijtë territorialë dhe mundësia e pronësisë amerikane mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainën jugore ishin pjesë e bisedimeve.

Javën e kaluar, Trump përmendi idenë që SHBA-ja të merrte kontrollin e centralit, i cili u kap nga Rusia në fillim të luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit ishin të përqendruara në çështje teknike, përfshirë sigurinë e transportit tregtar në rajonin e Detit të Zi.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë do të thotë “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin” e Vuçiçit për serbët nga Kosova?
Artikulli tjetër Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.