KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vlora mes gazit dhe energjisë së gjelbër: Debati për të ardhmen e TEC-it
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vlora mes gazit dhe energjisë së gjelbër: Debati për të ardhmen e TEC-it
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Vlora mes gazit dhe energjisë së gjelbër: Debati për të ardhmen e TEC-it

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2026 10:13 am
44 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar së fundmi planin e qendrës energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm të Shqipërisë, në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar me Greqinë në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shqipëria do të furnizohet me gaz të lëngshëm amerikan për një periudhë 20-vjeçare dhe, përmes TEC-it të Vlorës, do të prodhojë energji elektrike”, u shpreh ai në podcastin personal të përjavshëm.

Sipas qeverisë, kalimi i funksionimit të termocentralit (TEC) të Vlorës nga nafta në përdorim me gaz shihet si zhvillim pozitiv.

“Vlora do të kthehet kësisoj në një nyje të rëndësishme, si për shfrytëzimin ashtu edhe për eksportin e gazit përmes Trans Adriatic Pipeline (TAP), pasi pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe investimi për lidhjen me tubacion të Vlorës me Fierin, ku ndodhet gazsjellësi trans-adriatik”, përmbylli kryeministri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i konsorciumit të organizatave Lëvizja për Energjinë dhe Klimën (LEK), të cilat dolën me një deklaratë publike duke u shprehur se “populli i Vlorës duhet ta refuzojë masivisht injektimin e këtij burimi fosil në Shqipëri”.

TEC-i i Vlorës, me kapacitet rreth 97 MW, u ndërtua me mjaft kontestime për ndotjen e mundshme të mjedisit. Ideja ishte që një vepër e tillë do të rriste sigurinë energjetike të vendit, por thuajse nuk ka funksionuar që nga përfundimi i tij në vitin 2011 për shkak të problemeve teknike.

Projekti, që kushtoi rreth 130 milionë euro dhe u financua nga institucione ndërkombëtare, është konsideruar shpesh një investim i dështuar. Vendosja në punë përmes kalimit nga nafta në gaz është një ide që ka nxitur debat mbi kostot dhe ndikimin mjedisor.

Kundërshtimet mbi qendrën energjetike të Vlorës

I pyetur nga Citizens.al, aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni kujtoi se kryeministri ka deklaruar shpesh, si në Shqipëri ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, se vendi synon të jetë eksportues neto i energjisë nga burime të rinovueshme deri në vitin 2030.

“Atëherë pse duhet kjo energji fosile, për aq kohë sa synojmë të jemi eksportues neto nga burime të rinovueshme, të cilat janë më miqësore ndaj mjedisit dhe më ekonomike?” shtroi ai.

Ndërkohë, Mihallaq Qirjo, drejtues i “Qendra Burimore e Mjedisit” (REC Albania), theksoi se vetëm zhvillimet energjetike që bazohen në burime të rinovueshme dhe të pastra mund të konsiderohen pozitive.

“Komisioni Evropian thekson vazhdimisht se diversifikimi duhet të mbështetet në burimet vendase, pasi vetëm në këtë mënyrë rritet pavarësia nga burimet e huaja”, u shpreh ai.

Ai shtoi se, qoftë si vend tranzit apo përdorues i gazit, Shqipërisë i mungon infrastruktura e shpërndarjes deri te përdoruesi fundor, çka do të thotë se individët dhe bizneset nuk do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky burim energjie fosile.

Në të njëjtën linjë, Valbona Mazreku nga organizata “Mileukontakt Albania” vlerësoi se nënshkrimi i memorandumit për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshja për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm përbën rrezik për mjedisin dhe një devijim nga rruga drejt energjive të pastra.

Ajo shton se investimet në gaz mund të krijojnë varësi afatgjatë nga karburantet fosile, ndërsa “zhvillimi i industrisë së gazit mund të cenojë potencialin turistik dhe ekologjik të Vlorës”.

Debati mbi të ardhmen energjetike të Vlorës mbetet i hapur, duke reflektuar përplasjen mes nevojës për siguri energjetike dhe angazhimeve për një zhvillim më të qëndrueshëm mjedisor.

 

Marrë nga Ciktizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hije mbi Teheranin

Gjërat përkeqësohen në Hormuz

SHBA/ Brenda ActBlue, platformës së mbledhjes së fondeve për Demokratët

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

Napoli/ Goditet klani “Di Lauro”, drogë nga organizata shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si iu dha projekti i Bibliotekës një kompanie private?
Artikulli tjetër Raporti që lavdëron integrimin, por vë në pikëpyetje reformat dhe luftën kundër korrupsionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kriminaliteti në 2025-ën, mbizotërojnë krimet kundër rendit dhe vjedhja e pasurisë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 6 Maj, 2026
Emigracioni ka boshatisur shkollat, 50% e shqiptarëve janë larguar që nga viti 1991
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 6 Maj, 2026
Raporti që lavdëron integrimin, por vë në pikëpyetje reformat dhe luftën kundër korrupsionit
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 6 Maj, 2026
Si iu dha projekti i Bibliotekës një kompanie private?
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 6 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.