Pedagogët janë ndaluar nga forcat e policisë për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë.
“Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët. Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun”, kështu është shprehur një prej pedagogëve drejtuar policëve.
Një prej pedagogëve ka hequr edhe kangjellat që ishin vendosur për të penguar kalimin e tyre.
Në ditën e 10-të protestës studentore në Tiranë janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Për dhejtë ditë radhazi tashmë ka vijuar revolta dhe mobilizimi i tyre.
Marrë nga Dosja.al