KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Anija me mbetjet toksike, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Anija me mbetjet toksike, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
FokusZhvillim

Anija me mbetjet toksike, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Përditësimi i fundit: 21 Gusht, 2024 5:55 pm
107 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën me mbetje toksike të nisur nga Porti i Durrësit.

Në një njoftim të saj, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës bëri të ditur se ka nisur hetimet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, e parashikuar nga neni 171 i Kodit Penal. Hetimi është regjistruar më 16 gusht, pas referimit të materialeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për një ngarkesë të dyshimtë të nisur nga porti i Durrësit në fillim të korrikut.

Sipas informacionit zyrtar, Prokuroria po heton gjithashtu për veprat penale “Transportimi i mbetjeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 201/b dhe 248 të Kodit Penal. Dyshimet përfshijnë ngarkesa me mbetje toksike, të cilat mund të kenë kaluar përmes portit të Durrësit me destinacion Tajlandën, sipas informacioneve të mbledhura nga media dhe autoritetet përkatëse.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), institucionet ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, për të zbardhur sa më shpejt dhe plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Një ngarkesë e nisur nga Porti i Durrësit vuri pak ditë më parë në alarm autoritetet në Tajlandë, pasi sipas organizatës “Basel Action Network” që gjurmon tregtinë e mbetjeve toksike, është e mbushur me pluhur të rrezikshëm që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut.

Siç raporton “Bloomberg.com” anija e linjës së transportit Maersk ishte planifikuar të ankorohej në Cape Town, në Afrikën e Jugut.

Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN”, në datën 31 korrik u fik GPS-i i anijes dhe ankorimi nuk u bë i mundur.

Kontejnerët e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, që dyshohet se janë të mbushur me mbetje të rrezikshme, do të kthehen sërish në Shqipëri.

“Bloomberg” raporton se për shkak të denoncimeve të bëra nga organizata ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, kompania Maersk ka vendosur të kthejë dy anijet që mendohet se janë të ngarkuara me rreth  800 tonë mbetje industriale nga Shqipëria.

Anija e parë “A.P” Moller” që transporton 40 kontejnerë me mbetje  pritet të mbërrijë të enjten në Singapor dhe sipas “MSC Mediterranean Shipping Company” do të kthehet sërish në Itali, dhe prej atje në Durrës. Ndërkohë anija tjetër me 60 kontejnerë pritet të mbërrijë në Singapor në fund të muajit gusht dhe po ashtu do të kthehet mbrapsht për në shqipëri.

Zëdhënësja e Maersk, Sumerr Shi ka deklaruar se kompania po sigurohet që kontejnerët të kthehen në Shqipëri në mënyrën më të sigurtë të mundshme.

Alarmi për anijet me mbetje të rrezikshme u lëshua nga“Basel Action Network” një organizatë jo fitimprurëse amerikane që ndjek tregtinë e lëndëve toksike. Sipas kësaj organizate, më shumë se 800 ton pluhur nga furra elektrike u ngarkuan në portin e Durrësit në muajin korrik dhe kishin si destinacion final Tajlandën.

Pluhuri nga furrat, që kërkon trajtim, është një produkt mbeturinash të rrezikshme që zakonisht vjen nga riciklimi i hekurit të përdorur dhe përmban okside metalesh toksike si kadmiumi dhe kromi, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Makthi i heshtur i shpopullimit ballkanik
Artikulli tjetër Rusia akuzon Ukrainën për një sulm masiv me dronë, ndaj Moskës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike 10 Prill, 2026
Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%
Aktuale Bota Ekonomi Fokus 10 Prill, 2026
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.