KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Delina Fico mori 1 milion dollarë rrogë për Reformën në Drejtësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Delina Fico mori 1 milion dollarë rrogë për Reformën në Drejtësi
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

Delina Fico mori 1 milion dollarë rrogë për Reformën në Drejtësi

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 2:04 pm
249 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një listë e publikuar pak më herët nga “Boldnews.al” për pagat e përfituara nga drejtuesit e organizatave jo-qeveritare në Shqipëri, krijoi kërshëri në mjedisin mediatik e publik. Megjithatë, “guri i kurorës” në pagesat e njerëzve të “shoqërisë civile” qëndron një emër-Delina Fico.

Të dhënat zyrtare tregojnë që Fico ka marrë rreth 1 milionë dollarë vetëm si rrogë për angazhim për Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Shifrat janë deklaruar prej vetë Ficos në dokumentat zyrtare, ku ka shënuar se ka përfituar një pagë mesatarisht 100 mijë dollarë në vit.

Ajo, prej të paktën 10 vitesh është drejtuese për Programet e Shoqërisë Civile në organizatën “East-West anagement Institute” (EWMI), e cila është kontraktuar nga USAID-i për mbështetjen e realizimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Organizata “EWMI”, e lidhur ngushtësisht me Fondacionin “Shoqëria e Hapur” të multimiliarderit kontravers George Soros, ka siguruar në vitin 2016 një kontratë me USAID-in, me vlerë 9 milionë dollarë për ecurinë e Reformës në Shqipëri. Një pjesë e këtij fondi, rreth 10 përqind e tij, ka shkuar vetëm si rrogë për zonjën Fico.

Revista amerikane “Judical Watch” publikoi dokumenta autentikë, në të cilën zbulohej roli i Ambasadës Amerikane dhe posaçërisht ish-ambasadorit Donald Lu, në krijimin e kushteve për dorëzimin e kontratës milionë dollarëshe tek “East-West Management Institute”.

Sipas të dhënave të “Judical Watch”, dokumentet tregojnë se “fondet e USAID-it u derdhën përmes Projektit të Shoqërisë Civile të asaj agjencie për të mbështetur Fondacionet e Sorosit të krahut të majtë të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet e operacionit Soros për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 për fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “Instituti i Menaxhimit Lindor Perëndimor” i Soros”.

Rrogë, edhe si drejtuese, edhe si eksperte

Kur “Boldnews.al” raportoi për pagat e drejtuesve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, theksoi se ato ishin vetëm rrogat mujore. Pasi, anëtarët e OJQ-ve përfitojnë pagesa të tjera edhe si ekspert në projekte të ndryshme, të fituara prej vetë atyre apo edhe të organizatave si-motra.

Delina Fico është një rast tipik se si ajo, ndërkohë që ishte Drejtore e Programeve të Shoqërisë Civile pranë “East-West Management Institute”, përfitonte të ardhura të tjera si eksperte edhe në organizatat e tjera jo-qeveritare, të financuara prej kompanisë ku ajo bënte pjesë.

Këto të ardhura si “eksperte” në organizatat e tjera arrijnë në vlerën e disa mijëra dollarëve.

Sipas të dhënave të konsultuara nga “Boldnews.al”, Delina Fico është paguar si eksperte nga shoqata si Komiteti Shqiptar i Helsinkit, “Partners Albania for Change and Development” dhe “Partners for Democratic Change”.

Dy të parat, me seli në Shqipëri, përfshihen në listën e drejtuesve të OJQ-ve me pagesat më të larta në Shqipëri.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hetim për tenderin e zhvilluar nga FCDO, “homologia” e USAID në Britani
Artikulli tjetër Edhe rritja po na del një flluskë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.