Dokumentat e një tenderi prej 500 mijë paudësh që janë fituar nga Porsche Albania për të blerë 15 makina elektrike për burgjet shqiptare, janë kthyer në një temë diskutimi në rrjetet sociale në Britani, dhe një kërkesë gjithmonë e më shumë në rritje që organizata FCDO të hetohet sikurse në Shba po hetohet USAID.
Tenderi është zhvilluar në vitin 2023 nga vetë britanikët dhe e vetmja kompani që ka hyrë në garë është Porsche Albania që ka ofruar 15 makinat për drejtorinë e përgjithshme të burgjeve në shqipëri. Kosto e një makine ka kapur vlerën e 33.300 paund nga paratë e taksapaguesve britanikë.
Por debati që zhvillohet në rrjetet sociale pasi një faqe “The Procurement Files” nxorri në dritë disa prej dokumenteve të tenderit.
“Provision of Electric Vehicles (EVs) to the British Embassy Tirana”, shkruhet në dokumentet e tenderit duke specifikuar më tej dhe detajet. Në rrjet ka plasur debati sesi është e mundur të harxhohen kaq shumë lekë për makina ndërkohë që taksapaguesit britanikë nuk mund të garantojnë kushtet për pensionet e tyre.
Ndërkohë që u bëhet thirrje deputetëve britanikë dhe forcave politike të hetojnë për tenderin dhe mënyrën sesi FCDO e ka zhvilluar. Kjo strukturë u krijua në 2020 nga bashkimi i zyrës së jashtme të Commonwealth dhe Departamentit të zhvillimit ndërkombëtar dhe kordinon gjithë ndihmën e huaj që vë në dispozicion të vendeve në zhvillim Britania.
Marrë nga Newsbomb.al