Policia ka publikuar një video ku tregohet një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që mban në xhep një objekt që duket si pistoletë, por në fakt është një spraj, në dukje me piper.
Reagimi i policisë vjen pas denoncimit të opozitës se brenda rrethimit të Parlamentit kishte punonjës të policisë të armatosur të cilët madje kanë kanosur me armë deputetët e opozitës.
Më herët deputeti Gazment Bardhi tha për mediat se gjatë përplasjes së deputetëve dhe simpatizantëve të opozitës me policinë në hyrje të parlamentit, njëri nga policët i ka treguar armën deputetit Luan Baçi.
Policia e shtetit ka reaguar për Euronews Albania lidhur me denoncimin e bërë nga PD, se gjatë përplasjeve para Parlamentit një punonjës i policisë i ka drejtuar armën deputetit Luan Baçi, duke theksuar se asnjë efektiv nuk ka pasur armë.