KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ardi Veliu në krye të kompanisë shtetërore të armëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ardi Veliu në krye të kompanisë shtetërore të armëve
AktualeFokusPolitike

Ardi Veliu në krye të kompanisë shtetërore të armëve

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 1:35 pm
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania shtetërore e prodhimit të armëve është regjistruar sot zyrtarisht në QKB. në krye të kompanisë së emërtuar KAYO do të jetë ish-kreu i policisë së shtetit dhe më pas AMP, Ardi Veliu.

Kapitali fillestar i shoqërisë është 150 mln lekë dhe ka si objekt “veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake”.

“Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë. Objektivat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë janë, si më poshtë:

a) projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake;

b) ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik;

c) prodhimi dhe furnizimi me për pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare;

ç) ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre;

d) mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj;

dh) nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit;

e) bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj;

ë) financimi ose bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.

(2) Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin në fuqi, Shoqëria do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet me aktivitetin e saj. Kjo përfshin gjithashtu edhe të drejtën të krijojë struktura të tjera sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi”, sqarohet më tej në dokumentin e regjistrimit në QKB.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

AfD pas zgjedhjeve gjermane/ Shumë vota, pak pushtet

Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

Inflacioni i lartë ua vështirëson jetën iranianëve

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Këshilli i Evropës e cilëson “gjenocid” shkatërrimin rus të trashëgimisë së Ukrainës
Artikulli tjetër Denoncimi i PD për armë në protestën te Parlamenti, policia nxjerr videon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar
Aktuale Bota Kulture Sociale Te Tjera 21 Shtator, 2026
Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende
Analize Kulture Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.