“Pamfleti” ka zbuluar, se grupi kriminal me qendër në Durrës Fier e Vlorë, i goditur nga Anti-mafia Italiane, EUROJUST e SPAK me operacionin “Ura”, ka lidhje brenda parlamentit, nëpërmjet një deputeti të PS…
Me këtë grup kriminal, deputeti socialist Arkend Balla, ka lidhje si ish-drejtor menaxhimi i kompanisë “Nisatel Sh,p.k” pjesë e grupit të kompanive të vëllëzërve “Danaj” në Vlorë, sekuestruar nga SPAK, për trafik droge e pastrim ndërkombëtar parash me Troplinët e Durrësit.
Deputeti Arkend Balla, është shumë i afërt me vëllezërit Nexhmedin, Sadrit e Vexhi Danaj të Vlorës, por pjesë e stafit të kompanisë “Nisatel Sh.p.k” e kompanive të tjera të tyre, ai u bë në datën 5 qershor 2021, me detyrën drejtor menaxhimi.
Vëllezëit Danaj, kishin rol kyç në grupin “Troplini”, si transportues dhe pastrues të parave të trafikut të kokainës, nëpërmjet kompanisë së tyre “General Trading LLC”, me qendër në Dubai.
Punëdhenës i deputetit, Arkend Balla, ishte miku i tij, Sadrit Danaj, ish-Kryetar i Qarkut-Vlorë në periudhën qershor 2014-prill 2017, i shkarkuar pas daljes së skedës së drejtësisë italiane, si trafikant droge dhe i arrestuar për rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Siçili.
Por lidhja me deputetin e PS, Arkend Balla, kishte si bazë, favoret që u bënte për punët e pista të trafikut të drogës, kontrabandës e transferimit të çantave nëpërmjet Portit të Durrësit.
Marrë nga Pamfleti,net