KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dëshmia e Daniel Shimës çoi SPAK-un në pronat e Karçanajt [vilë në Palasë]
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Dëshmia e Daniel Shimës çoi SPAK-un në pronat e Karçanajt [vilë në Palasë]
FokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Dëshmia e Daniel Shimës çoi SPAK-un në pronat e Karçanajt [vilë në Palasë]

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 9:34 am
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Elton Qyno

Dëshmia e Daniel Shimës, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), ka çuar mëngjesin e djeshëm Prokurorinë e Posaçme SPAK në kryerjen e disa kontrolleve në Tiranë, Qerret dhe zonën bregdetare të Palasës.

Në cilësinë e personit që ka dijeni, Shima ka dhënë 3 herë deklarime në SPAK, duke treguar detaje mbi procedurat tenderuese dhe disa pasuri që dyshohet se i përkasin ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Nisur nga këto deklarime të një dëshmitari që SPAK, në këtë fazë të hetimit, e konsideron të mbrojtur, hetuesit kanë nisur një hetim pasuror ndaj Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe biznesmenit Ermal Beqiri.

Shima u ka treguar hetuesve se mes pasurive që disponon Mirlinda Karçanaj është një vilë e regjistruar në emër të personave të tjerë në Qerret të Kavajës dhe Palasë të Dhërmiut.

Sipas ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, ai e ka parë disa herë Mirlinda Karçanaj të pushojë në verë dhe në ditët e fundjavës, pikërisht në dy vilat në Qerret dhe Palasë.

Lidhur me prezencën e saj në këto dy vila luksoze është marrë në pyetje në SPAK edhe Mirlinda Karçanaj, e cila ka pretenduar, duke pranuar se ka qenë me pushime ditore në këto dy vila, por ka shtuar se ajo nuk është pronare e këtyre vilave.

Sipas Karçanaj, vila në Palasë i përket ish-nën/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Ndërsa Daniel Shima, në deklarimin e tij, pretendon se banesa luksoze i përket Mirlinda Karçanaj. Sipas burimeve të SPAK, në fakt vila luksoze është e regjistruar në emër të një punonjësi të Daniel Shimës.

Ndërsa, për sa i përket vilës tjetër në zonën e Qerretit, e cila mëngjesin e djeshëm u kontrollua nga SPAK, mësohet se kjo banesë është e regjistruar në emër të një shtetasi nga Kukësi.

Ky person është lokalizuar dhe shoqëruar në SPAK për të dhënë shpjegime. Mësohet se ai ka deklaruar që nuk kishte shumë informacion mbi atë çfarë kishte ndodhur me këtë pronë.

Dhe menjëherë pas administrimit të këtyre provave, prokurorët e dosjes, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, kanë kërkuar ushtrimin e kontrolleve në 4 banesa.

Një në Tiranë, që është shtëpia e nënës së Mirlinda Karçanaj, në të cilën aktualisht ish-zyrtarja po qëndron në masën e “arrestit në shtëpi”. Një në zonën e Qerretit në Kavajë dhe dy të tjerat në zonën e Palasës në Dhërmi.

Kontrollet janë kryer me shpresën e gjetjes së sendeve personale apo të dhënave të tjera që mund ta lidhin Mirlinda Karçanaj me këto pasuri dhe veprimtarinë e veprave penale.

Ndërkohë pritet që SPAK, në ditët në vijim, të procedojë me vendosjen e sekuestro preventive ndaj këtyre pasurive.

Fillimisht, emri i tij doli për shkak të një marrëdhënie qiraje që ka pasur me Mirlinda Karçanaj, ku kësaj të fundit i ka dhënë me qira një apartament banimi në kryeqytet.

Vetë Karçanaj ka pretenduar në SPAK se banesën me qira e ka gjetur krejt rastësisht dhe pa u ndikuar apo orientuar nga askush. Sipas saj, numrin e banesës me qira e ka gjetur në një parukeri, i cili ishte i ngjitur në xhamin e derës.

 

Marrë nga Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandal në KQZ/ Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi
Artikulli tjetër Çfarë fshihet pas mbetjeve spitalore në Durrës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.