KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dogana e Kosovës përgënjeshtron atë të Shqipërisë: S’kemi bërë eksport mbetjesh toksike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Dogana e Kosovës përgënjeshtron atë të Shqipërisë: S’kemi bërë eksport mbetjesh toksike
FokusKomentRajoni

Dogana e Kosovës përgënjeshtron atë të Shqipërisë: S’kemi bërë eksport mbetjesh toksike

Përditësimi i fundit: 23 Gusht, 2024 7:07 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Teksa Ministria e Mjedisit e drejtoi gishtin ndaj Kurum për eksportin e mbetjeve toksike nga Shqipëria, kjo u përgënjeshtrua nga Dogana Shqiptare, e cila në përpjekje për të gjetur një fajtor nuk ngurroi të bënte përgjegjëse Kosovën.

Edhe kjo e fundit ka përgënjeshtruar institucionet shqiptare, teksa në një reagim të saj në lidhje me anijen me mbetje toksike, çështje për të cilën Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, thekson se nuk ka bërë eksport të mbetjeve të rrezikshme.

“Dogana e Shqipërisë i ka referuar këto mallra si koncentrat zinku, të eksportuara nga një kompani e regjistruar në Kosovë drejt një kompanie zvicerane. Duke qenë se Dogana e Kosovës nuk ka qasje në ndonjë raport zyrtar është e vështirë të përcaktojmë saktësinë e rrjedhës së ngjarjeve, përderisa nga kërkimi në të dhënat tona të eksportit, kemi konstatuar se:

– Nuk ka eksport të mbeturinave të rrezikshme që i përgjigjen dërgesave të natyrës së atyre të raportuara në media.

– Janë identifikuar eksporte qe referohen në deklaratën për media nga Dogana e Shqipërisë, dhe produkti në fjalë, siç edhe është theksuar nga Dogana e Shqipërisë është koncentrat zinku dhe jo mbetje. Për këtë produkt pronari i subjektit eksportues ka ofruar test raportet nga kompania e mirënjohur e testimeve te industrisë SGS”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

Sipas Doganës së Kosovës, koncentratet e zinkut janë të nxjerra nga miniera e Trepçës dhe janë eksportuar në vazhdimësi.

“Koncentratet e zinkut janë eksportuar në vazhdimësi dhe për dallim nga raportimi i mediave shqiptare dhe ndërkombëtare, nuk bëhet fjalë për mbetje (electric arc furnace dust siq i referohet Bloomberg), por për koncentrat zinku të nxjerrë nga Trepça”, thuhet nga Dogana.

Dogana thotë se produkti koncentrat zinku i eksportuar ka përbërje të koncentruar të Zinkut (Zn), Hekurit (Fe), Plumbit (Pb) etj, dhe si i tillë nuk klasifikohet si mbetje. Legjislacioni që rrjedhë nga Konventa e Bazelit për Mbetjet e Rrezikshme aplikohet tek mbetjet dhe jo tek lënda e parë që eksportohet.

“Eksporte të ngjashme bëhen vazhdimisht nga industria e Republikës së Kosovës dhe nuk ka pasur ndonjëherë pretendime për klasifikim të këtyre produkteve si mbetje të rrezikshme”, shton dogana. Dogana e Kosovës thotë ka hapur një hetim të gjerë mbi këtë çështje dhe do të shqyrtojë të gjitha çështjet relevante me këto dërgesa dhe do të mbajë të njoftuar publikun.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli. pas ekstradimit në Shqipëri

Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Si përdoren mediat për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion?

Si amplifikohen narrativat ruse në mediat shqiptare?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tanket izraelite futen më thellë brenda Gazës, pas përplasjeve me Hamasin
Artikulli tjetër Baza detare në Porto Romano kërkon 366 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Lufta “shpëton” eksportet shqiptare
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Maj, 2026
Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Maj, 2026
Një drejtor Tatimesh pastroi paratë e korrupsionit në AKSHI
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 18 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.