KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata në Novi Sad, arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Gjykata në Novi Sad, arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
FokusRajoniZhvillim

Gjykata në Novi Sad, arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2025 8:09 am
241 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu, pas protestave të mëdha dhe kritikave ndërkombëtare.

Por, Apeli urdhëroi që tre aktivistët, Marija Vasiç , Lado Jovoviç  dhe Lazar Diniç , të dërgohen në arrest shtëpiak derisa procedurat ligjore ndaj tyre janë duke u zhvilluar nën dyshimin për veprimtari kundër shtetit.

Për tre aktivistët e tjerë, Mlladen Cvijetiç , Srdan Gjuriç  dhe Davor Stefanoviç , Apeli e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen në gjykatën e shkallës së parë për një vendim të ri.

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar vazhdimisht nga 15 maji, duke e bllokuar Gjykatën e Lartë në Novi Sad, pasi ajo kishte marrë vendim javën e kaluar për zgjatjen e paraburgimit për gjashtë aktivistët.

Gjashtë aktivistët nga Novi Sadi u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd.

Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar disa herë se biseda është përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia për Siguri (BIA) dhe se incizimi nuk mund të përdoret si provë e vlefshme ligjore në këtë proces.

Një ndër aktivistët, profesoresha Marija Vasiç , u hyri në grevë urie në paraburgim dhe në fundjavë u transferua në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Komisioni Evropian tha të hënën se ishte thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore Marija Vasiç it.

“Ne presim që autoritetet të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i ofrojnë asaj kujdes të përshtatshëm mjekësor”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Komisioni Evropian deklaron gjithashtu se po e monitoron nga afër këtë rast dhe se, ashtu si në raste të tjera, edhe në këtë rast duhet të sigurohet një gjykim i drejtë.

“Ne presim që kushtet e paraburgimit të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave themelore, përfshirë dinjitetin njerëzor”, tha Komisioni Evropian kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë se si e shohin rastin e paraburgimit të aktivistëve dhe studentëve të Novi Sadit, si dhe zhvillimet pas grevës së Marija Vasiç .

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise
Artikulli tjetër Donaldi, Vladimiri dhe një telefonatë dyorëshe: Kush fitoi?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Koment 29 Prill, 2026
Kriza ajrore e karburantit godet Europën
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 29 Prill, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.