KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hetimet për aferën e “Eko-Park”, SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hetimet për aferën e “Eko-Park”, SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Hetimet për aferën e “Eko-Park”, SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2025 9:59 am
474 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe në lidhje me hetimet që po kryen për aferën “Eco Park” në Durrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos rreth 10 ditë më parë, teksa ish-ligjvënësi është marrë në pyetje në cilësinë e drejtorit të Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Dëshmia e Bllakos ka zgjatur për rreth 3 orë.

Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe dënuar nga GTjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit, si dhe atë të Fierit, teksa është ende në gjykim për inceneratorin e Tiranës.

Kjo për shkak se më 23 Korrik, Gjykata e Posaçme e Apelit  prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me një tjetër trup gjykuese.

Afera “Eco Park”

Në janar 2020, SPAK-u nisi hetim kryesisht për procedurat tenderuese me vlerë rreth 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të vjetër të Porto Romanos në Durrës dhe shndërrimin e tij në një Eko Park. SPAK-u i nisi këto hetime kryesisht, bazuar në një raportim të “Boldnews.al”.

Në atë artikull, redaksia zbuloi se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM) anuloi një procedurë gare të hapur për ndërtimin e Eko Parkut, në nëntor 2019, nën pretekstin e tërmetit të fortë që tronditi vendin atë kohë, si edhe e ri-shpalli procedurën brenda pak ditëve, por kësaj here me tender pa garë (me negociim, pa shpallje paraprake).

Në përfundim, procedura u fitua nga kompania italiane “De Mare Albania”, një bashkëpunëtore e ngushtë e shoqërisë të inceneratorëve, si edhe “Viktoria Invest”, dega kosovare e një subjekti të regjistruar në Elbasan me emër të ngjashëm.

Në vitin 2022, pra dy vjet pas nisjes së hetimeve për “aferën e Porto Romanos”, ajo çështje u bashkua me një hetimet e derivuara nga dosja e inceneratorit të Elbasanit.

Ky bashkim u krye me argumentin se kompanitë e Porto Romanos dhe atë të djegësit të Elbasanit kanë lidhje me njëra-tjetrën. Këto çështje po hetohen të dyja bashkë nga prokurori Klodian Braho, i cili po vijon t’i mbajë nën hetim edhe aktualisht, kur jemi në gusht 2025.

Afera e Porto Romanos, deri më tani dyshohej se ishte thjesht një aferë korruptive, ku janë përfshirë disa zyrtarë të nivelit të mesëm, por edhe pak më të lartë.

Por, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, akuzon publikisht ish-shefin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se është i përfshirë drejtëpërdrejtë në aferën e Eko Parkut të Porto Romanos.

“EcoParkun e ka firmosur vetë (Edi Rama) në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo”, deklaroi Ahmetaj në një intervistë të dhënë për “Çim Peka Live”, në fund të Korrikut 2024.

Kjo deklaratë, e thënë nga një prej dëshmitarët e dorës së parë në kulisat e pushtetit, hedh dritë edhe mbi faktin se përse hetimet për këtë aferë, të nisura që në fillim të vitit 2020, nuk po përfundojnë ende dhe nuk dihet se nëse do të arrihet ndonjëherë në konkluzione konkrete.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Anija shqiptare “Lissus” shpëton 25 emigrantë në ujërat e Egjeut
Artikulli tjetër A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.