KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hetimi i “21 Janarit”, Artan Hoxha dorëzon në SPAK audio-përgjimin mes anëtarëve të Gardës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hetimi i “21 Janarit”, Artan Hoxha dorëzon në SPAK audio-përgjimin mes anëtarëve të Gardës
AktualeFokusKoment

Hetimi i “21 Janarit”, Artan Hoxha dorëzon në SPAK audio-përgjimin mes anëtarëve të Gardës

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2024 7:23 pm
120 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gazetari Artan Hoxha qëndroi gati 3 orë në SPAK, ku u thirr në lidhje me hetimin e “21 Janarit” në cilësinë e personit që ka dijeni.

Ai dorëzoi në këtë prokurori audio-përgjimin e marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë më 21 janar 2011.

Në një deklaratë për mediat, Hoxha u shpreh se në materialin që dorëzoi, del në pah se kush ishte zinxhiri komandues i Gardës, ditën kur në 21 janar 2011 u vrana 4 protestues. Sipas tij, urdhri ka ardhur me gjakftohtësi nga qeveria.

“Materiali shërben për të identifikuar kush është zinxhiri komandues i Gardës dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do të vlerësojë më pas sa i vlefshëm është ai audioregjistrim. Jo vetëm ka qenë me urdhër, por urdhër ka ardhur më lart me gjakftohtësi më të madhe, ashtu sikurse erdhi dhe urdhri për të ndaluar. Nëse zjarri do të zgjaste sikur 30 sekonda më shumë, aty do të ishte bërë masakër shumë më e madhe se sa u bë”.

Sipas gazetarit, kjo është mundësia e fundit për të zbardhur tragjedinë e 21 janarit.

“Për mua, nëse nuk zbardhet as këtë radhë, nuk ka për t’u zbardhur më. Provat u prishën që në momentin që ndodhi ngjarja. SPAK tani është më ndryshe, e ka ma të lehtë të thërrasë zyrtarë të lartë. Kam identifikuar dy të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e Gardës, por kjo u përket hetimeve”, tha ai.

Qëllimi final i gjithë kësaj lëvizjeje është për të marrë një përgjigje se kush e dha urdhrin për të qëlluar në drejtim të protestuesve, ku si pasojë katër persona humbën jetën. Ky audio-përgjim i përfituar mes pjesëtarëve të Gardës dhe vartësve të tyre është bërë publik për mediat prej gati një viti, por nuk është dorëzuar në autoritete, pasi vetë familjarët e Aleks Nikës kanë kërkuar që ky material të dorëzohet vetëm në SPAK.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moldavia akuza Moskës: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje
Artikulli tjetër A do të përfshihet SHBA drejtpërdrejtë në luftë në Lindjen e Mesme?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia me paketë të re ekonomike
Analize Finance Rajoni Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.