KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Moldavia akuza Moskës: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Moldavia akuza Moskës: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje
BotaPolitike

Moldavia akuza Moskës: Kemi zbuluar komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2024 7:21 pm
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, thanë Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Moldavisë.

Gjatë një konference më 3 tetor, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë, Viorel Cernauteanu, dhe shefja e Prokurorisë Kundër Korrupsionit, Veronica Dragalin, thanë se vetëm gjatë muajit shtator më shumë se 15 milionë dollarë nga bankat ruse janë transferuar në llogaritë e më shumë se 130.000 qytetarëve moldavë.

Cernauteanu tha se policia ka kryer bastisje në 25 vende si pjesë e hetimit.

Dyshohet se komploti është organizuar nga Ihan Shor, një oligark në arrati i mbështetur nga Rusia, i cili është i përfshirë në një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliard dollarësh dhe skema të tjera të paligjshme.

Ai ka organizuar muaj të tërë protestash në Kishinjev kundër Qeverisë properëndimore të presidentes moldave, Maia Sandu.

Sipas Cernauteanut, paratë janë futur në Moldavi përmes njerëzve të lidhur me Shorin.

“Po përballemi me një fenomen të paparë për Republikën e Moldavisë – financim dhe korrupsion, me synimin për ta prishur procesin zgjedhor”, tha Cernauteanu, duke shtuar se vendi Moldavia është në shënjestër të “sulmeve të drejtpërdrejta nga Federata Ruse”.

Sandu i ka cilësuar zgjedhjet e 20 tetorit si një test për politikat e saj proevropiane.

Zgjedhjet do të mbahen së bashku me një referendum për atë nëse Moldavia duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sandu, e cila po e kërkon mandatin e dytë, e ka akuzuar Rusinë prej kohësh se po bën përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e saj nëpërmjet metodave të ndryshme. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për planet e dyshuara ruse për të përdorur dezinformimin për të ndërhyrë në zgjedhjet në Moldavi, me qëllim për të penguar përparimin e rëndësishëm të Moldavisë në reforma.

Ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popsoi, u shpreh i bindur në fillim të shtatorit se autoritetet dhe shoqëria moldave mund të garantojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike, pavarësisht frikës nga ndërhyrja ruse.

“Ne po punojmë me elektoratin tonë, po zhvillojmë fushatë, duke shpjeguar rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet Moldavia në një mjedis demokratik, në një hapësirë demokratike konkurruese, të cilën për fat të keq kandidatët prorusë nuk do të mund ta gëzonin në Rusi”, tha Popsoi për Radion Evropa e Lirë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Britania ndihmon në ndërtimin e një burgu “të hapur” në Shqipëri
Artikulli tjetër Hetimi i “21 Janarit”, Artan Hoxha dorëzon në SPAK audio-përgjimin mes anëtarëve të Gardës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.