Një gomë dyshohet të ketë shpërthyer nga automjeti në të cilin ndodhej presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Ky i fundit ishte duke shkuar në turneun e planifikuar në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai .
Bëhet fjalë për një makinë të blindar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se një hetim është duke u zhvilluar.
Marrë nga Kosovapress.com