Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.
Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.
Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.
Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.
Marrë nga Top Channel