KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 3:32 pm
94 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, socialistët ‘pendohen’ dhe kërkojnë rikthimin tek formulimi i vjetër, i cili e kushtëzon zgjedhjen me të qënit punonjës karriere brenda institucionit.

Ndryshimet e reja në ligjin për “Gardën e Republikës” janë pjesë e një projektligji të propozuar nga deputetja socialiste, Antoneta Dhima, i futur për shqyrtim në kalendarin e punës së Kuvendit.

Nisma e Dhimës propozon ndryshimin e nenit 17 me formulimin; “Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada “Drejtues Madhor”. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që mbajnë gradën “Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë”.

Vetëm dy vjet më parë, mazhoranca socialiste, deputete e së cilës ishte edhe Dhima, këmbënguli që ta ndryshojë këtë nen, duke i hapur rrugën edhe kandidaturave nga jashtë radhëve të Gardës së Republikës.

Ndryshimi në atë kohë u kontestua fort nga opozita si një “ligj me porosi” për t’i hapur rrugën zgjedhjes së Ermal Onuzit.

Dispozita u miratua kur institucioni ishte pa drejtues dhe vetëm pak muaj nga votimi në Kuvend, emri i paralajmëruar, Onuzi u shpall fitues pas një procedure të ashtuquajtur ‘konkurs i hapur’.

Onuzi dha dorëheqjen në qershor të vitit 2005 dhe aktualisht, Garda e Republikës është në kërkim të një drejtuesi të ri.

E pyetur nga BIRN se cila ishte shtysa për të propozuar këto ndryshime ligjore, nismëtarja Antoneta Dhima iu referuar argumenteve në relacionin e dorëzuar në Kuvend, duke pranuar se ndryshimet e vitit 2024 ishin në kundërshtim me norma të tjera të ligjit, ku gradat për pozicionin drejtues kërkojnë minimalisht 11 vite punë.

Nisma, tha ajo, “ka për qëllim përmirësimin e normave ligjore të cilat, nga praktika e deritanishme kanë gjetur vështirësi në zbatim, kanë patur mungesë harmonizimi apo kanë rënë ndesh me normat e tjera të ligjit, sikurse me frymën e përgjithshme që ligjvënësi ka patur parasysh në hartimin e tij”.

Në nismën e saj Dhima përfshin dhe dispozita të tjera që lidhen me karrierën brenda këtij institucioni dhe kriteret për t’u punësuar aty, duke hapur dyert dhe për individë që kanë punuar në institucione të tjera të sigurisë si Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit apo SHISH.

Sipas deputetes, një pjesë e konsiderueshme e këtyre ndryshimeve janë nxitur nga rekomandimet e lëna prej grupit auditues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin dhjetor 2025.

“Për sa më sipër, qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë, qartësojë dhe të mos krijojë ekuivoke në zbatimin e normave, të cilat janë të paqarta, duke sjellë kështu formimin e precedentëve që çojnë në keqinterpretim apo zbatim të gabuar të ligjit,” thuhet në relacion.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian
Artikulli tjetër Lirimi i Lefter Kokës bën lëmsh drejtësinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.