KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mafia shqiptare po mbjell terror në Ekuador dhe po mbyt Europën me kokainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mafia shqiptare po mbjell terror në Ekuador dhe po mbyt Europën me kokainë
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Mafia shqiptare po mbjell terror në Ekuador dhe po mbyt Europën me kokainë

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2025 9:32 am
386 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: ‘Duam të dërgojmë 500 kg drogë’. Nëse nuk pranon, të vrasin.”

Ky është rrëfimi tronditës i César-it (jo emri i tij i vërtetë), një anëtar i bandës Kings Latin në Ekuador, i rekrutuar nga një oficer i korruptuar policie për të punuar për mafian shqiptare – një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut të kokainës në Evropë.

Në vitet e fundit, grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë zgjeruar aktivitetin e tyre në Ekuador, duke kapur kontrollin e rrugëve kryesore të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Portet ekuadoriane, ndonëse në një vend që nuk prodhon drogë, janë shndërruar në korridore kyçe për 70% të kokainës globale që përfundon në tregun evropian.

“Shqiptarët kishin nevojë për dikë që të zgjidhte problemet,” thotë César, i cili ka punuar për ta në portet strategjike, duke korruptuar zyrtarë, shoferë dhe mbikëqyrës për të lehtësuar rrugët e kontrabandës. Për një ngarkesë, mund të fitonte deri në 3,000 dollarë, por çmimi i mosbindjes ishte vdekja.

Nga portet e Ekuadorit te tregjet europiane

Bandat përdorin metoda të sofistikuara për të futur kokainën në kontejnerë që transportojnë mallra të ligjshme – si bananet, një nga eksportet më të mëdha të Ekuadorit. Sipas përfaqësuesit të industrisë, José Antonio Hidalgo, 66% e kontejnerëve që largohen nga vendi përmbajnë banane, dhe afro 30% e tyre shkojnë drejt Bashkimit Evropian.

Kjo ka krijuar një mbulesë perfekte për trafikun. Disa banda, sipas prokurorëve, kanë themeluar kompani të rreme import-eksporti në Evropë dhe Ekuador. Një nga figurat më të njohura të kësaj skeme është Dritan Gjika, një shtetas shqiptar ende në arrati, i cili dyshohet për drejtimin e një prej rrjeteve më të mëdha të kokainës në Amerikën e Jugut.

Dhuna në rritje, viktima të shumta

Viti 2025 nisi me shifra tragjike për Ekuadorin: 781 vrasje vetëm në janar, shumica e lidhura me trafikun e drogës. Shoferët e kamionëve që punojnë për kompani të rregullta shpesh e gjejnë veten të përfshirë në këtë zinxhir pa dijeni. Disa detyrohen të transportojnë drogë me kërcënime. “Nëse nuk ndot kontejnerët, ke dy zgjedhje: të lësh punën ose të vdesësh”, thotë Juan, një shofer që dëshiron të mbetet anonim.

Pse Evropa është çelësi i problemit

Prokurorë, zyrtarë dhe vetë trafikantët bien dakord: konsumatorët në Evropë, SHBA dhe Australi janë forca që ushqen këtë tregti gjakderdhëse. Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e ekspozuar – me një konsum vjetor që arrin mbi 117 tonë kokainë dhe një treg me vlerë 11 miliardë paund, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve (NCA).

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, e përmblodhi situatën kështu:
“Zinxhiri që përfundon në ‘argëtim në Mbretërinë e Bashkuar’ përfshin shumë dhunë. Ajo që është argëtuese për një person, ndoshta përfshin 20 vrasje gjatë rrugës.”

Pavarësisht përpjekjeve të ushtrisë dhe policisë për të kontrolluar portet, trafiku i kokainës vazhdon të rritet. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit, në vitin 2024 u sekuestruan afro 300 ton drogë – një rekord i ri vjetor.

“Në Evropë ka qytetarë të gatshëm të paguajnë çmime të larta për të konsumuar drogë. Dhe kjo drogë po na vret njerëzit tanë”, përfundon avokatja Monica Luzárraga, e cila dikur mbrojti një nga të bashkëpunëtorët e mafias shqiptare në gjykatë.

Mesazhi i Ekuadorit për Evropën është i qartë: ndalimi i kësaj tragjedie nuk fillon në portet e Amerikës së Jugut, por në rrugët dhe klubet e Evropës ku kërkesa për kokainë po përhap gjak e dhimbje mijra kilometra larg.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kapen mbi 500 milionë euro kokainë në Portin e Livornos
Artikulli tjetër Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, 98 viktima

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.