KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km në orë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km në orë
AnalizeFokusKryesoreOpinion

Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km në orë

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 6:59 am
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi më të lartë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Një studim i fundit i Bankës Botërore “Duke reduktuar distancat ekonomike” referon se shpejtësia mesatare e lëvizjeve së mjeteve në Shqipëri është rreth 33 kilometra në orë. Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm shpejtësia e ulët e automjeteve është tipar I vendeve të varfra.

Në Europë Shqipëria lë pas Bosnjën, Ukrainën, Malin e Zi dhe Armeninë dhe Gjeorgjinë. Më pas në renditje viJnë vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latinë (shiko grafikun e mëposhtëm). Në nivel global, Sllovenia kryeson renditjen për nivelin me të lartë të shpejtësisë me rreth 70 kilometër në orën të ndjekura nga Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipro dhe Spanja. Në anën tjetër vendet me shpejtësi të lëvizjes që nis me 0 kilometër në orë janë Haiti dhe Nepali që janë vendet pothuajse rurale.

Banka Botërore vlerëson se reduktimi i kostos dhe rritja e shpejtësisë në lëvizjen e mallrave brenda dhe jashtë vendeve mund të rrisin vëllimet e tregtisë dhe të ndikojnë në modelet e tregtisë, ndërsa kostot e larta të transportit brenda vendit mund të pengojnë përfitimet të liberalizimit të tregtisë. Kostoja e lartë e transportit të brendshëm në vendet afrikane është një nga arsyet kryesore që ndikimi i liberalizimit të tregtisë ka qenë i kufizuar dhe gjeografikisht i pabalancuar në kontinent.

Një studim më i hershëm ka evidentuar se rënia njëditore e kohës së udhëtimit tokësor lidhet me një rritje prej 7 për qind të eksporteve afrikane. Reduktimet në kostot e transportit të brendshëm dhe koha ndikojnë, jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por edhe tregtinë e brendshme, produktivitetin dhe investimet. Në Indi, për shembull, një ulje prej 1 për qind në kostot e njësisë së kamionëve shoqërohet me një rritje prej 2.8-3.9 për qind në flukset e tregtisë së brendshme.

Reduktimi i kostove të transportit dhe rritja e shpejtësisë gjithashtu ndikon pozitivisht edhe vlerën e pasurive të paluajtshme ku kalojnë linjat e transportit. Siç tregon studimi ka një lidhje të drejtë ndërmjet te ardhurave për frymë dhe shpejtësisë së lëvizjes në rrugë. Shpejtësia mesatare u vlerësua nga Banka Botërore në 242,833 segmente rrugore 134 vende të botës, disa prej të cilave janë edhe në Shqipëri.

Aktualisht Shqipëria është duke zhvilluar me përparësi investimet në segmentet rrugore që në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, arterie si pjesë e rrjetit kryesor Europian. Linjat rrugor në një afat me të gjatë do të shoqërohen edhe me hekurudhë. Megjithatë lëvizja në pjesën qendrore vijon të jetë e ngadaltë për shkak të trafikut të rënduar, sidomos në aksin Tiranë-Durrës. Pjesa më e madhe e investimeve në infrastrukturë vitet e fundit është përqendruar në zonën e Jugut të vendit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

RTSH në krizë financiare, por shpenzon 7 milionë lekë për një emision gatimi

Rama publikon listat e protestuesve “problematikë”

Gropë 94.5 milionë euro me dëmet e papaguara, sigurimet zvarrisin dëmshpërblimet

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

Berlini shtetëzon me force 150 mijë apartamente nga privatët, për të ulur qiratë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Amnesty International Italia: Kampet në Shqipëri mund të shkelin të drejtat e njeriut
Artikulli tjetër Serbia provokon sërish, makina e xhandarmërisë shkel vijën ndarëse kufitare në Merdarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Kastrati” dhe “Salillari” kërkesë për rritjen e çmimit të Rrrugës së Kombit, nga 5, në 8 euro
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale 23 Tetor, 2026
Rama pretendon se protestuesit u financuan nga krimi dhe forca të huaja, akuzon PD-në për dhunën
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
“Indianët e Woltit” të strehuar në konviktet e Kamzës/ Dyshim për trafik qeniesh njerëzore?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.