KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Amnesty International Italia: Kampet në Shqipëri mund të shkelin të drejtat e njeriut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Amnesty International Italia: Kampet në Shqipëri mund të shkelin të drejtat e njeriut
AktualeOpinionSociale

Amnesty International Italia: Kampet në Shqipëri mund të shkelin të drejtat e njeriut

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 6:57 am
106 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria italiane njoftoi se 2 qendrat për emigrantët e ndërtuara në Shqipëri janë vënë në funksionim, duke shënuar kështu nisjen e planit të dakordësuar në Protokollin Itali-Shqipëri të nënshkruar në nëntor 2023. Në strukturat e Shëngjinit dhe Gjadrit do të do të shqyrtohen, në tokën shqiptare, por nën juridiksionin italian dhe europian, kërkesat për azil të emigrantëve. Aty do të persona në pritje të dëbimit dhe riatdhesimit.

Amnesty International Italia përsëriti shqetësimin e saj të fortë në lidhje me shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut lidhur me masat e parashikuara nga protokolli, veçanërisht në lidhje “me ndalimin e përgjithësuar, ndalimin automatik dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në det, duke i konsideruar ato si shkelje të detyrimeve të saj ndërkombëtare nga Italia”.

“Marrëveshja mund të zgjasë kohën e zbarkimit për njerëzit e shpëtuar në det nga anijet e autoriteteve italiane, duke i çuar në Shqipëri në vend të porteve më të afërta. Kjo zgjatje e kohës së lundrimit rrezikon të rrisë vuajtjet e njerëzve në anije, si pasojë e udhëtimeve të rrezikshme që ata ndërmarrin në mungesë të kanaleve të rregullta dhe të sigurta, dhe mund të përbëjë shkelje të standardeve ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit, në veçanti të detyrës për të zbarkuar njerëzit në strehën e parë të sigurt” – thotë njoftimi.

Protokolli nuk përmban dispozita të qarta se si do të identifikohen personat vulnerabël, si të miturit apo gratë shtatzëna, as ku do të bëhet një identifikim i tillë – qoftë në bordin e anijeve apo në tokë. Dështimi për të sqaruar këto aspekte mund të rezultojë që individët e cenueshëm të vuajnë nga ndalimi automatik dhe i zgjatur, në shkelje të të drejtave të tyre, sipas ligjeve italiane dhe ndërkombëtare.

“Marrëveshja parashikon ndalimin automatik të atyre që transferohen në Shqipëri, përfshirë ata që kërkojnë azil. Paraburgimi, i cili mund të zgjasë deri në 18 muaj, është një masë arbitrare dhe për rrjedhojë e paligjshme. Sipas ligjit ndërkombëtar, ndalimi duhet të jetë një përjashtim, jo një normë, dhe duhet të vërtetohet nga gjyqtari në bazë të vlerësimeve individuale, siç raportohet edhe në raportin “Liria dhe dinjiteti: vëzhgime mbi ndalimin administrativ të migrantëve dhe azilkërkuesve në Itali”, – thotë Amnesty International Italy.

Personat e ndaluar në Shqipëri mund të përballen me pengesa në aksesin e mjeteve juridike për shkak të vështirësive logjistike dhe burokratike që lidhen me distancën. Mungesa e mekanizmave të qartë për lirimin e personave që kanë sukses me padinë mund të zgjasë më tej paraburgimin e tyre. Për më tepër, ndalimi mund të vazhdojë edhe pas vendimit gjyqësor, për shkak të kohës së nevojshme për organizimin e transferimit në Itali.

“Vendndodhja e qendrave në Shqipëri mund të rrezikojë aksesin efektiv në procedurat e azilit dhe asistencën ligjore, duke reduktuar garancitë për azilkërkuesit. Distanca midis qendrave dhe autoriteteve italiane mund të çojë gjithashtu në diskriminim midis atyre që aplikojnë për azil në Shqipëri dhe atyre në Itali, duke cenuar parimin e drejtësisë së procedurave të azilit” – citon Amnesty International Italia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm VOA: Shtohen paditë gjyqësore ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile
Artikulli tjetër Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km në orë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.