KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në kërkim ndërkombëtar Ervin Mata merr tender 81 milionë lekë nga QSUT
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në kërkim ndërkombëtar Ervin Mata merr tender 81 milionë lekë nga QSUT
AktualeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

Në kërkim ndërkombëtar Ervin Mata merr tender 81 milionë lekë nga QSUT

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 12:28 pm
410 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ervin Luan Mata, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u që prej muajit nëntor 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza SKY-ECC”, vijon të fitojë miliona nga fondet publike në Shqipëri. I akuzuar për trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet në organizimin dhe financimin e vrasjeve, Mata jo vetëm që mbetet i lirë, por vazhdon aktivitetet ekonomike në vend.

Në një akt të paprecedentë sfide ndaj drejtësisë, institucionet shtetërore vazhdojnë t’i japin fonde publike trafikantit të kërkuar nga SPAK-u nëpërmjet tenderëve të dyshimtë.

Më 28 prill 2025, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë ka njoftuar në Buletinin e Prokurimeve Publike se ka zhvilluar një procedurë tenderi për shërbime hoteliere në vlerën 81 milionë lekë.

Ky tender është fituar nga hoteli “Victoria” në pronësi të Ervin Matës, biznes i regjistruar formalisht në emër të babait të tij, Luan Matës. Procedura e tenderit ka qenë e paracaktuar, pasi subjekti i Matës ishte pjesëmarrësi i vetëm dhe është shpallur fitues me ofertë identike sa 100% e fondit limit.

Sipas dokumentacionit zyrtar, shërbimi që do të ofrojë hoteli “Victoria” për QSUT-në, është catering-u për stafin drejtues të administratës së spitalit, një shërbim që prej vitit 2023 vazhdon t’i jepet në mënyrë të përsëritur biznesit të Ervin Matës.

Në kontrata dhe fatura shënohet në mënyrë fiktive “shërbim hotelerie”, sikur zyrtarët e QSUT-së flenë në hotelin e trafikantit në qendër të Tiranës. Në realitet, hoteli është përdorur vazhdimisht nga qeveria, ministritë dhe institucionet e larta të shtetit për konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për çështje të sigurisë kombëtare. Madje aty janë zhvilluar edhe takime pune të strukturave të SHISH-it, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, drejtësia shqiptare nuk po merr asnjë masë konkrete për t’i sekuestruar pasuritë miliona euro që Ervin Mata zotëron në Tiranë dhe në bregdet. Edhe pse këto prona janë ngritur në mënyrë të dokumentuar mbi paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës, SPAK-u nuk ka vepruar ende për konfiskimin e tyre.

Ky skandal është tregues i qartë i kapjes së institucioneve të shtetit nga mafia dhe krimi i organizuar, duke u kthyer në një sfidë të hapur ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Heshtja e institucioneve përgjegjëse në këtë rast është një bashkëfajësi e qartë që duhet të marrë fund menjëherë.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia
Artikulli tjetër Frika nga pesticidet falimenton fermerët e luleshtrydheve në Fier

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.