KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia
AktualeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 12:16 pm
266 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ka një situatë, sa interesante, aq e dyshuar edhe abuzive, që ndodh në çdo prag zgjedhjesh. Qeveria e Edi Ramës dhe të emëruarit e tij në pushtetin vendor “e zgjidhin” qesen e tenderave në mënyrë të fuqishme. Dhe, si për një “rastësi perfekte”, miliardat publike shkojnë, në përgjithësi, tek “klientë të qeverisë” ose kompani të lidhura ngushtë me njerëzit e saj.

Kompania “Dajti Park 2007”, e familjes Qefalia, nga ku kanë dalë deputeti socialist, Xhemal Qefalia dhe Kujtim Qefalia, administratori aktual i Njësisë Dajt dhe ish-kryekomunari i majtë i të njëjtës zonë, rezulton një ndër ato kompani që kanë fatin të marrin miliona euro tendera në fushata elektorale.

Kështu ka ndodhur edhe në prag dhe gjatë fushatës zgjedhore për Kuvendin 2025.

Gjatë një periudhë gati një-mujore, në mars-prill 2025, “Dajti Park 2007”, në pronësi zyrtare të vëllait të tretë të familjes, Lulzim Qefalia dhe mikut të familjes, Desart Kalaja, ka fituar më së paku tre tendera nga Bashkia e Tiranës, me fond limit në total rreth 1.8 milionë euro.

Në 26 Mars 2025, kur fushata elektorale kishte nisur të nxehte motorët, Bashkia e kryeqytetit, e drejtuar tashmë Anuela Ristani, e emëruara e Edi Ramës pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, shpall rezultatet e tenderit me fond limit rreth 170 milionë lekë të reja (afërsisht 1.7 milionë euro” dhe me objekt “Rikonstruksioni i shkollës Kol Jakova”.

Fituesi, “Dajti Park 2007”. Tenderi ishte shpallur në qershor të vitit 2024, kur Bashkia drejtohej nga Veliaj. Megjithatë, pas arrestimit të tij, gjërat nuk duket se kanë ndryshuar në bashki, të paktën sa u përket fituesve të tenderave pranë qeverisë.

Po në Mars 2025, kompania e familjes Qefalia fiton një tjetër tender në institucionet e varësisë në Bashkinë e Tiranës, me objekt “Furnizimi me ushqim për mensën e Qendrës Komunitare Multidisiplinare”.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 4.030.000 lekë të reja (rreth 40 mijë euro). Tenderi ishte shpallur në 23 janar të vitit 2025 dhe rezultatet e tij u shpallën në 21 mars të këtij viti.

“Dajti Park 2007” rezulton fitues i tenderave të Bashkisë së Tiranës edhe në muajin Prill, kur fushata elektorale hyri në fazën e saj më të nxehtë.

Në 17 Prill 2025, “Dajti…” e Qefalias shpallet fituese në tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ushqime për mensën e qendrës Strehëza”, me fond limit 4.708.500 lekë të reja.

Në total, vetëm gjatë muajit të fundit, “Dajti Park 2007” ka fituar tre tenderat nga Bashkia e Tiranës, për një vlerë të përgjithshme fondi limit mbi 178 milionë lekë të reja ose rreth 1.8 milionë euro.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 11 Maji, raporti i OSBE-ODIHR: Shqetësues kurrupsioni i profilit të lartë
Artikulli tjetër Në kërkim ndërkombëtar Ervin Mata merr tender 81 milionë lekë nga QSUT

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.