KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga arratia. Ermal Beqiri fiton tenderin 2.6 miIion euro nga KLGJ
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga arratia. Ermal Beqiri fiton tenderin 2.6 miIion euro nga KLGJ
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinion

Nga arratia. Ermal Beqiri fiton tenderin 2.6 miIion euro nga KLGJ

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 11:00 am
464 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e gjyqësorit duket se ka ndërhyrë në punët e brendshme të Prokurorisë së Posaçme, duke i firmosur një tender të majmë kompanive të Ermal Beqirit, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal, në kuadër të tenderave të AKSHI-t. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur ditët e fundit kompanitë Soft Solution dhe Horizon, të dyja në pronësi të Beqirit, fituese të një procedure të majme, me vlerë plot 2.6 milionë euro.

Më shumë sesa vlera, ajo çka hedh hije të forta dyshimi, janë kompanitë fituese, në pronësi të Beqirit. Në një kohë që çështja është nën hetim, madje janë dhënë edhe masa të forta sigurie, ku ndaj Beqirit është në fuqi masa e arrestit me burg, por s’është ekzekutuar, ky institucion e shpall në mënyrë të beftë fituese. Skandali thellohet më tej për shkak se asnjë prej institucione ligjzbatuese, apo nga ata që bëjnë apo kontrollojnë tendera s’i ka përjashtuar kompanitë e Beqirit.

Nëse kreu i saj ka abuzuar rëndë me fondet e shtetit, ka krijuar pasuri, a nuk duhej të merreshin masa? Duket se, skandalet në këtë vendin tonë të vogël zgjasin vetëm disa ditë, ku përpos hetimeve për grup kriminal, apo për krijimin e një rrjeti të gjerë zhvatjeje, një individ vijon të marrë para publike, pa i hyrë “gjemb në këmbë”.

Vox News ka analizuar vendimin e fituesit të shpallur nga KLGJ, i cili thotë se tenderi është hapur në verën e vitit të kaluar, kohë në të cilën Beqiri kishte një “luftë” të hapur me Meçen, Sinanin apo edhe zv.drejtorin e AKSHI-t, Daniel Shimën.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, ky tender ka kaluar edhe në Komisionin e Prokurimit Publik apo edhe në Gjykatën Administrative të Apelit, me vendime herë në favor të Beqirit dhe herë në favor të Gerond Meçes dhe Sokol Sinanit. Në fund, KLG-ja ka marrë vendimin, për t’ia dhënë tenderin Beqirit.

Por, cilët “mundi” në këtë procedurë?!

Sipas dokumenteve, tenderi është shpallur në verën e vitit 2025 nga KLG-ja dhe kishte si objekt të kontratës “sistem ENTERPRICE SERVICE BUS (ESB)”, me një kohëzgjatje 3 vjeçare. Pra, firma e Beqirit do të vijojë të punojë edhe për 3 vite, pavarësisht se çfarë i ndodh pronarit të saj!

Në tender mori pjesë kompania ABS e “viktimës” Gerond Meçe, e cila u fut bashkë me kompaninë Data Log të Sokol Sinanit. Meçe dhe nëna e tij e moshuar, që ka tashmë aksionet, do të bënin vetëm 30 % të “punimeve” dhe pjesën tjetër firma e Sinanit, në vlerën e 70 %. Këto kompani ofruan 256 milionë lekë të rinj.

Ndërkohë, në tender bëri ofertë BOE Soft Solution dhe Horizon, të dyja në pronësi të Ermal Beqirit. Këto firma ofruan 253 milionë lekë. Në tender u fut formalisht edhe firma “1 iCom”, por pa ofertë.

Por, çështja ka shkuar edhe në Komisionin e Prokurimit Publik, ose siç njihet si “apeli” i tenderëve. Ky komision, me vendimin me numër 1937 të datës 30 dhjetor 2025, vendosi të mos pranojë ankesën e Meçes dhe Sinanit.

Pretendimet e tyre se, oferta ishte shumë e ulët dhe fituesi s’ka kapacitete, nuk u pranua nga KPP. Më pas, Gjykata Administrative e Apelit, ka marrë një vendim më datë 13 janar 2026 duke vendosur “masën e sigurimit të padisë, duke urdhëruar, pezullimin e efekteve juridike të vendimit të KPP-së si dhe ndalimin e lidhjes dhe ekzekutimit të kontratës që buron nga procedura e prokurimit, deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë të çështjes së themelit”.

Pavarësisht këtij vendimi, KLGJ ka vendosur që t’i shpallë fitues kompanitë e Ermal Beqirit. Deri më tani, ose të paktën në këtë vendim të gjykatës, nuk ka informacion nëse është marrë një vendim i formës së prerë. Megjithatë, edhe nëse është marrë, duket se një i kërkuar, me masë sigurimi arrest me burg, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal, ka arritur që të fitojë një super tender, me një afat të gjatë. Madje, tenderin e ka fituar nga vetë “qeveria” e gjyqësorit!

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK, shkresë bankave për pasuritë e zv/kryeministres së pezulluar
Artikulli tjetër Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet vëllai i deputetes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.