KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

Një kontrabandist në krye të Antikontrabandës së Gazhelit

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2025 8:47 pm
211 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në shkurt të vitit 2015, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbërriti një video nga Dogana e Kakavijës. Pamjet tregonin dy kamionë me cigare, që hynin lirshëm kontrabandë në territorin e Shqipërisë. Gjatë paradës së kontrabandës, në doganën e Kakavijës ishin në shërbim 5 punonjës. Këta ishin 4 doganierë dhe përgjegjësi i turnit, Klodian Çani.

Pas videos së rëndë të mbëritur nga kamerat e zyrës doganore të Kakavijës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendosi pezullimin e menjëhershëm të çanit nga detyra. Ndërkohë Departamenti Operativ Hetimor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i kallëzoi të pesë doganierët në prokurorinë e Gjirokastrës.

Por Klodian Çani ishte i fortë. Prokuroria nuk e mori asnjëherë nën hetim, por thjesht u mjaftua duke e pyetur si person në dijeni. Dhe shefi i turnit u tha prokurorëve se ai nuk ka qenë në dijeni të kalimit të mjeteve dhe se nuk ishte njoftuar nga ndonjë doganier.

Megjithatë, drejtoresha e atëhershme e Doganave, Irena Beqiraj, vendosi largimin nga puna të Çanit për shkelje administrative. Largimi i doganierit nga Gjirokastra ishte një çështje që shkaktoi jo pak përplasje mes ish drejtoreshës së doganave Beqiraj dhe ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Kjo pasi Çani cilësohej si një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste në rrethin jugor.

Paralelisht, brenda 6 muajve, ai arriti të shfuqizonte largimin e tij nga puna në Gjykatën Administrative të Tiranës. Si rezultat, 3 vite më vone doganieri i skandaleve u rikthye sërish në doganë. Madje këtë herë shumë më fuqishëm.

Fillimisht, në vitin 2018, Çani u emërua zv/drejtor i Antikontrabandës, ndërsa më vonë në krye të drejtorisë së Informacionit. Kjo është drejtoria më e rëndësishme në luftën kundër kontrabandës, pasi koordinon të gjithë informacionin që vjen nga institucionet vendase dhe doganat e vendeve partnere për linjat e kontrabandës.

Me pak fjalë, Klodian Çani u emërua drejtori faktik i antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave edhe pse kishte një CV të mbushur plot me skandale, të cilat vetëm shtoheshin.

Në 27 gusht të vitit 2021, drejtori i Informacionit të Doganës Shqiptare u arrestua në Greqi nga prokuroria helene, si kreu i një bande që vidhte bankomatet e bankave. Zoti Çani qëndroi për disa ditë në burg dhe më pas u lirua me kusht duke paguar dhe garanci financiare.

Arrestimi i një zyrtari kaq të lartë të Doganave si kreu i një grupi hajdutësh do të përbente skandal në çdo vend, përfshirë ato të botës së tretë. Por në Shqipëri, Klodian Çani u rikthye sërish në vendin e tij të punës. Këtë herë falë lidhjeve të forta që kishte krijuar me Gent Gazhelin, drejtorin më jetëgjatë të doganave shqiptare, i cili në qarqet e ngushta njihet me nofkën “Çorapja” i Partisë.

Që nga emërimi i Gazhelit në krye të doganave dhe Çanit de facto në krye të antikontrabandës, doganat shqiptare janë përfshirë në jo pak skandale, deri në kontrabandimin e lëndëve toksike. Dhe me një CV kaq të pasur, drejtori faktik i Antikontrabandës, nuk kishte si të mos binte në rrjetën e SPAK.

Emri i Klodian Çanit del në disa hetime të fundit për transferta të paligjshme parash në Greqi, përmes një agjencie doganore që zyrtari i lartë zotëron në Pire.

Këto para dyshohet se janë transferuar për blerjen e votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë zgjedhjeve të fundit, por edhe për llogari të zyrtarëve të lartë, të cilët fshehin paratë e korrupsionit jashtë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Instituti i Studimeve Politike: Zyrtarët nën hetim ose me masë sigurie duhet të japin dorëheqjen
Artikulli tjetër Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.