Dosje të shumta nga bashkia Tiranë janë larguar me kamion ditën e sotme. Në videon e publikuar nga avokatja Adriana Kalaja, shiheshin punonjës duke ngarkuar kamionin me dosje dhe dokumente të shumta.
Sipas denoncimit të avokates, dosjet që janë ngarkuar në këtë kamion, janë për të prishur provat në lidhje me arrestimin e Veliajt. Nuk dihet ende nëse këto dokumente do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.
“Erion Veliaj vijon prishjen dhe manipulimin e provave. Ku po shkojnë këto dosje? I bëj thirrje prokurorëve të çështjes, i bëj thirrje Olsi Dados dhe Dumanit të marrin masa të menjëhershme se çfarë janë këto dosje, ku po shkojnë dhe çfarë kërkojnë të fshehin. Shikojini të dashur miq, nodhemi te Bashkia Tiranë, shihni dhe mjetin i cili nuk ka asnjë logo që i kujt institucioni nën varësinë e bashkisë është ky mjet. Shikoni se si po transportohen dosje pafund nga bashkia Tiranë, ku i lutem prokurorisë së posaçme të paraqitet të paraitet në Bashkinë Tiranë se kush janë këto.
Ndërkohë që Erion Veliaj është nën masën e arretsit me burg, këta mësyjnë për të zhdukur provat. Ky është mjeti në varësi të bashkisë Tiranë që po bëjën transportimin e këtyre dosjeve. Ligji e përcakton saktë se si ëhet marrja në dorëzime materialeve që mund të ndikojnë në procesin hetimor e në këtë rast ju e idni mirë se Veliaj po fsheh provat sepse vetëm këtë di të bëjë. Është shumë e rëndësishme që SPAK urgjent të vijë të bëjë inventarin lidhur me provat që administron Bashkia Tiranë, por sidomos me këto provat që po meren sot’, tha Kalaja.
Ditën e djeshme një tym i zi u pa të dilte nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve të mëngjesit. Ende nuk dihet se çfarë është djegur në Bashki, pasi nuk ka pasur një reagim nga ana e institucioneve. Por sipas denoncimeve të Opozitës, zjarri ka qenë për shkak se janë djegur dokumenta në mënyrë që të fshihen provat.
Marrë nga Dosja.al