Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave me një kërkesë ndërsa ka kërkuar për fond shtesë për votën e Diasporës dhe mbulimin e postës. Gjithashtu KQZ ka kërkuar edhe shtim të stafit me punonjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Në dokument bëhet me dije se nga të dhënat e deritanishme mbi regjistrimin e votuesve nga jashtë tregojnë për një numër të lartë të tyre. Sipas KQZ vlerësohet se ky numër do të jetë midis 200-250 mijë votues nga jashtë.
Më tej bëhet me dije se totali i postës për diasporën që kërkohet të mbulohet si shpenzim është 12,5 mln euro. Nga këto 5 mln euro ishin dhe shtesa është 7,5 mln euro. KQZ kërkoi gjithashtu edhe 80 punonjës shtesë për Diasporën, pasi regjistrimet parashikohet se do të shkojnë tek shifra 250 mijë emigrantë. Gjithashtu KQZ ka vendosur të zhvillojë edhe votimin elektronik për disa zona në qarkun e Tiranës.
7.5 mln euro për shërbimin postar
263 mijë euro për sistemet TIK-kamera etj.
61 mijë euro baza materiale
300 mijë euro fushata informuese
280 mijë euro paga e sigurime për punonjësit e përkohshëm
870 mijë euro suport për votimin elektronik
105 mijë euro rikonstruksion i sallës së serverave
Marrë nga Dosja.al