KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qendra për emigrantët, ministri italian: Shtyrja, shkak nxehtësia anormale dhe kushtet gjeologjike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Qendra për emigrantët, ministri italian: Shtyrja, shkak nxehtësia anormale dhe kushtet gjeologjike
FokusKomentZhvillim

Qendra për emigrantët, ministri italian: Shtyrja, shkak nxehtësia anormale dhe kushtet gjeologjike

Përditësimi i fundit: 9 Gusht, 2024 7:11 am
111 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nxehtësia anormale dhe kushtet gjeologjike, janë dy arsyet kryesore sipas Ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, të cilat çuan në shtyrjen e afatit të zbatimit të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, duke iu referuar këtu hapjes së qendrave të pritjes në Shëngjin dhe Gjadër.

“Zbatimi i projektit u vonua me disa javë për shkak të problemeve teknike të lidhura me kushtet gjeologjike të terrenit që kërkonin aktivitete verifikimi dhe konsolidimi dhe nga vala e zgjatur e nxehtësisë anormale që çoi në një ngadalësim të nevojshëm të punimeve për mbrojtjen e shëndetin e vetë punëtorëve të punësuar në vend”, tha ai.

Në fjalën e tij në Parlamentin italian, Piantedosi përditësoi të dhënat mbi koston e projektit, e cila do të kapë sipas tij vlerën e 800 milionë eurove për një periudhë 5-vjeçare.

“Kostoja e përgjithshme e projektit i referohet një periudhe pesëvjeçare, pra flasim për rreth 160 milionë në vit”, tha ministri.

Ai deklaroi se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë është një investikm i mirë që do ndihmojë qeverinë italiane të ulë kostot e menaxhimit të pritjes e cila përllogaritet me 1.6 miliardë euro në vit.

“Është një investim që do të na lejojë të ulim kostot e menaxhimit të pritjes. është sot e barabartë me afërsisht 1.7 miliardë euro në vit, të cilat qeveria në detyrë i trashëgoi nga epokat e mëparshme të karakterizuara nga ardhjet masive dhe të pakontrolluara të emigrantëve”, theksoi Piantedosi.

Kujtojmë se dy ditë më parë (6 gusht) La Repubblica raportoi se qendra e pritjes së emigrantëve në Gjadër është parashikuar të hapet në fund të muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator.

Referuar të njëjtit artikull, u bë me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.

Qendra e pritjes së emigrantëve në Gjadër ishte parashikuar të hapej më datë 1 gusht, por u shty në një afat të papërcaktuar ende.

Në 6 nëntor, në vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali u firmos marrëveshja për emigrantët.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali, të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen në vendin e origjinës apo do t’u pranohet kërkesa për azil.

Marrëveshja me Italinë u bllokua fillimisht nga deputetët e opozitës të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se kjo marrëveshje shkelte territorin juridik shqiptar.

Në 29 janar, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët.

Në 15 shkurt të këtij viti, Marrëveshja për Emigrantët u miratua nga parlamenti italian me shumicë votash dhe 7 ditë më vonë, marrëveshja u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar me 77 vota pro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gonxhja: Asnjëri nga monumentet e Parkut Arkeologjik të Finiqit nuk është prekur nga zjarri
Artikulli tjetër ‘Booking’ konfirmon, bie me 21% kërkesa për rezervime në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kriza ajrore e karburantit godet Europën
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 29 Prill, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.