KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara
AnalizeFokusKryesore

Qeveria synon centralizimin e menaxhimit të ndërtimeve pa leje, të konfiskuara

Përditësimi i fundit: 19 Dhjetor, 2025 11:08 am
274 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 66/2023 për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje”, duke synuar një riformatim të plotë të mënyrës se si shteti administron, zhvillon dhe disponon këto prona.

Dokumenti shënon një ndryshim të qartë filozofie, nga një sistem i fragmentuar dhe burokratik, drejt një modeli të centralizuar, funksional dhe financiarisht të qëndrueshëm.

Sipas relacionit shpjegues, projektligji kalon kompetencat kryesore te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila shpallet autoriteti i vetëm përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e objekteve të konfiskuara.

Qeveria pranon se modeli aktual, me komisione, njësi zbatimi dhe role të mbivendosura institucionale, ka sjellë vonesa të gjata, amortizim të objekteve dhe mungesë efikasiteti në përdorimin e tyre.

Një nga risitë kryesore është krijimi i një strukture të përhershme teknike, Grupi i Punës pranë AAPSK, i cili do të vlerësojë gjendjen juridike, teknike dhe financiare të çdo objekti të konfiskuar dhe do të propozojë destinacionin e tij.

Paralelisht, parashikohet ngritja e Regjistrit Elektronik të Objekteve të Konfiskuara, si instrument transparence dhe monitorimi, një element që mungonte deri tani dhe që sipas qeverisë ka penguar interesin institucional dhe publik për përdorimin e këtyre pasurive.

Projektligji përcakton disa mënyra të qarta trajtimi për pronat e konfiskuara.

Objektet mund të përdoren për interes publik ose strehim social, të zhvillohen përmes investimeve shtetërore, të përfundojnë në rastet kur janë lënë përgjysmë, ose të shiten përmes ankandit publik.

Në rastin e shitjes, dokumenti vendos ndalim të qartë për pjesëmarrjen e subjekteve të lidhura me ndërtimin e paligjshëm, duke synuar të shmangë rikthimin e pronave te të njëjtët aktorë.

Një tjetër element i rëndësishëm është trajtimi i diferencuar i objekteve të ndërtuara në truall shtet dhe në truall privat.

Projektligji parashikon mbrojtjen e të drejtave të pronarëve të truallit dhe të personave të tretë, si dhe përcaktimin e qartë të detyrimeve financiare në rastet e zhvillimit, përfundimit apo shitjes së objekteve.

Për herë të parë adresohen edhe përgjegjësitë ligjore dhe financiare të subjekteve zhvilluese apo zbatuese pas konfiskimit, një boshllëk që deri më tani ka krijuar konflikte të shumta.

Në aspektin procedural, projektligji synon shkurtimin e afateve dhe fleksibilizimin e proceseve të vlerësimit dhe shitjes së pronave të konfiskuara.

Afatet fikse, të cilat kanë rezultuar pengesë për ndërhyrje teknike komplekse, zëvendësohen me afate të përcaktuara rast pas rasti, me qëllim përshpejtimin e vendimmarrjes dhe shmangien e amortizimit të pasurive.

Financimi i gjithë procesit do të bëhet përmes një fondi të veçantë të dedikuar për ndërtimet pa leje, i cili do të mbulojë kostot e vlerësimit, zhvillimit, përfundimit të objekteve dhe shlyerjes së detyrimeve ndaj palëve të treta.

Të ardhurat nga shitja dhe përdorimi i këtyre pronave pritet të sigurojnë qëndrueshmëri financiare për agjencinë dhe, në fund të procesit, të kontribuojnë edhe në buxhetin e shtetit.

Në thelb, projektligji synon ta kthejë pronën e konfiskuar nga një barrë administrative dhe sociale në një aset aktiv për interes publik, duke centralizuar vendimmarrjen, rritur transparencën dhe përshpejtuar monetizimin ose përdorimin social të këtyre pasurive. Dokumenti është në fazë konsultimi publik dhe pritet të diskutohet përpara se të depozitohet për shqyrtim në Kuvend.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vila “No. Red” ose oborri i arkitektëve të qeverisë
Artikulli tjetër Shkurtohet koha e shitjes së pronave të krimit, për herë të parë edhe kriptovalutat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.