KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkarkimi i Sonila Bejtja, Kushtetuesja shkel Kushtetutën! Përplasje mes gjyqtarëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkarkimi i Sonila Bejtja, Kushtetuesja shkel Kushtetutën! Përplasje mes gjyqtarëve
AktualeAnalizeFokusKryesore

Shkarkimi i Sonila Bejtja, Kushtetuesja shkel Kushtetutën! Përplasje mes gjyqtarëve

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2025 5:49 pm
269 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjyqtarët kushtetues, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi vlerësojnë se ndërprerja e parakohshme e mandatit të koleges së tyre, Sonila Bejtja, shkel haptazi parimet e shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike në vend. Sipas tyre, shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka tjetërsuar pa asnjë bazë një praktikë të plotë dokumentare, ka zhbërë betimin e gjyqtarit para Presidentit, si ka përmbysur hierarikën e normave juridike, duke i dhënë vlerë një parashikimi ligjor përballë Kushtetutës.

Vendimi i marrë këtë të Premte për gjyqtaren Bejtja ka shënuar një krisje shumë të fortë mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar një nga pikat më të errëta historike në vendimmarrjen e institucionit që, në letër, është garanti kryesor i Kushtetutës. Gjyqtarja Sonila Bejtja ishte emëruar në detyrë si vijuese e mandatit të plotë të ish-gjyqtari Besnik Muçi dhe mandati i saj përfundonte në Shtator 2028.

Por, shumica prej 5 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga Fiona Parajorgji, Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Marjana Semini, vendosi se mandati i saj përfshihej në skemën e përtëritjes 3-vjeçare dhe se ai përfundonte në vitin 2025. Sipas një interpretimi pa bazë kushtetuese, shumica vendosi që mandati i Sonila Bejtja të llogaritej se ka nisur në vitin 2016, kur përfundoi mandati i gjyqtarit Sokol Berberi, vendin e të cilit e zuri Besnik Muçi në vitin 2019.

Shumica e Gjykatës Kushtetuese ka shkuar shumë pas në vite për të justifikuar ndërprerjen anti-kushtetuese të mandatit të gjyqtares Bejtja. Por, vendimi i shumicës, i cili është vetëm dy faqe argument, ka lënë shumë gjurmë, që tregojnë për një vendimmarrje totalisht të padrejtë. Këtë e kanë konstatuar dy gjyqtarët e pakicës, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi, të cilët janë treguar shumë të ashpër me kolegët e tyre.

Në mendimin e tyre, i cili zë pjesën më të madhe të vendimit prej 9 faqesh, gjyqtarët e pakicës shprehen: “Shumica i ka dhënë epërsi parimit të përtëritjes së pjesshme të Gjykatës ndaj një parimi tjetër po kushtetues, atij të kohëzgjatjes së mandatit, por duke mos marrë në konsideratë as parimet e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike”.

Më tej, gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi vijojnë: “Gjyqtarja Sonila Bejtja, ka kandiduar, ka pranuar dhe është emëruar si zëvendësuese në një mandat të plotë 9-vjeçar, gjë që as në atë moment dhe as gjatë ushtrimit të këtij mandati nuk është vënë asnjëherë në diskutim as nga organet e emërtesës, as nga ndonjë organ tjetër”.

Sipas tyre, qëndrimi i shumicës dhe interpretimi se mandati fillon në ditën e deklarimit të mandatit kushtetues, e lidhur me datën e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që zëvendësohet, “ka zhbërë nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës, duke asgjësuar betimin përpara Presidentit dhe dekretin si akt, si parakusht për fillimin e detyrës, e vetmja ngjarje me pasoja kushtetuese në fillimin dhe mbarimin e mandatit/qëndrimit në detyrë për 9 vjet të gjyqtarit kushtetues”.

Gjyqtarët Zaçaj dhe Ibrahimi konstatojnë gjithashtu se, për të ndërprerë parakohe mandatin e anëtares Sonila Bejtja, shumica e Kushtetueses ka krijuar koncepte të reja, që bien ndesh me vetë Kushtetutën.

“Kjo Gjykatë, në respekt të parimit të vetëpërmbajtjes, nuk mund të bënte përmes interpretimit të saj atë që vetë kushtetutëbërësi nuk ka dashur ta bëjë”, konkludojnë gjyqtarët në pakicë.

Gjykata Kushtetuese u përfshi në këtë vendimmarrje dhe përplasje, pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi prej saj në janar 2025 që të interpretonte kohëzgjatjen e mandateve të gjyqtarëve.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryeprokurori i Napolit: Mafia shqiptare po ngjitet në majat e krimit ndërkombëtar
Artikulli tjetër Belinda Balluku nën hetim, reagon SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.