Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Athinës, duke dëmtuar zyrat e kompanisë hekurudhore greke, Hellenic Train.
Sipas autoriteteve, çanta e shpinës që përmbante eksploziv ishte lënë jashtë godinës dhe shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por pa viktima apo të lënduar.
Shkaku i shpërthimit ende nuk është konfirmuar, por ngjarja ka ndodhur në një periudhë të tensionuar për shkak të një tragjedie hekurudhore vitin e kaluar, ku humbën jetën 57 persona.
Ministri i Transportit i Greqisë, Christos Dimas, e ka dënuar ashpër shpërthimin, duke e cilësuar si një “akt kriminal” që ka rrezikuar jetën e shumë njerëzve në një zonë të populluar të Athinës.
Ai shtoi se “asgjë nuk e justifikon terrorizmin, asnjë akt dhune nuk sjell drejtësi,” dhe theksoi se autoritetet dhe gjyqësori do të merren me çështjen.
Marrë nga Kathimerini.gr