KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA
AktualeAnalizeFokusKryesore

Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javelin nga SHBA

Përditësimi i fundit: 24 Dhjetor, 2025 10:31 am
258 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Mbërritja e sistemeve Javelin në Shqipëri, falë bashkëpunimit me aleatin strategjik, SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare.

Gjatë një vizite në një nga bazat e Forcave të Armatosura, ku u bë pritja e dërgesës së parë të këtyre sistemeve, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh se arritja e sistemeve antitank Javelin, përbën hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Ministri bëri të ditur se sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve të lëshimit Javelin dhe raketave përkatëse.

Sipas tij, kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.

Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.

Sipas tij, bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.

Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.

“Nëpërmjet dërgesës së parë të sistemeve Javelin dhe asaj të dytë që pritet në vitin 2026, synojmë certifikimin e plotë të një grup-batalioni, duke rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe efektivitetin operacional të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

 

Marrë nga Ata.gov.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dinamo e pamëshirshme në derbi, përmbys dhe mposht Partizanin 3-1
Artikulli tjetër Moska zgjedh reklamën e Krishtlindjeve për të ironizuar Evropën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.