Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi u paraqitën dje në (GJKKO) për shqyrtimin e masave të sigurisë, në kuadër të hetimeve për abuzime me tendera.
Gjykata vendosi që Karçanaj dhe Delibashi të qëndrojnë nën masën “Arrest Shtëpie”.
Ndërkohë, biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta mbeten nën masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Masa e pezullimit nga detyra dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit u vendos për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar gjithsej 8 masa sigurie lidhur me dyshime për abuzime me tendera të AKSHI-t.
Ndërkohë, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët dyshohet se kanë përfituar dhjetëra tendera të paracaktuar, janë shpallur në kërkim dhe për ta është lëshuar masa “Arrest me burg”, pasi nuk u gjetën gjatë kontrolleve të para.
Marrë nga Dosja.al