KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
FokusKorrupsionKryesoreOpinion

SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 11:34 am
228 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha  gjatë një komunikimi me gazetarët se, Prokuroria e Posaçme po vazhdonte hetimet për të gjetur përfituesit e parave publike nga kontrata kontroverse e incineratorit të Tiranës. Dumani deklaroi gjithashtu se një pjesë e përfituesve ishin zbuluar vitin e kaluar, megjithëse nuk ishin ekzekutuar urdhërndalimet.

Nga momenti që incineratori i Tiranës është vendosur nën sekuestro, në gusht të vitit 2023, është caktuar  një administrator nga shteti dhe pagesat kryhen për llogari të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar. Dumani pohoi ndër të tjera se pjesë e hetimit është dhe mënyra e zbatimit të kontratës së incineratorit të Tiranës.

Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 100 milionë euro, megjithëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Në dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme caktoi 15 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë aferë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, të cilët u arrestuan.

Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.

Në korrik të vitit 2024, SPAK njoftoi lëshimin e tetë urdhër-arresteve të tjera për pastrimin e rreth 20 milionë eurove përmes faturave fiktive nga incineratori i Tiaranës, por asnjëri prej personave të dyshuar nuk u arrestua.

Urdhër arrestet u lëshuan për Dashamir Ymeraj, pronari i një kompanie fiktive të përfshirë në skemën e evazionit fiskal; Denisa Tollkuçin, një nga drejtueset e “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k; Endrit Habilaj, drejtues i një kompanie mediatike; Renardo Nallbani, Ilir Dedja, administrator i disa kompanive në Zvicër dhe shtetasit e huaj të përfshirë në aferë, Giusepe Ciaffaglione, Marc Lapat dhe Michael Druijts.

Prokuroria shpjegoi atëherë se personat e përfshirë konsiderohen pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që nga gjetjet e hetimeve rezultonte të kishin pastruar 20 milionë euro. Pastrimi i parave është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare, duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e grupit, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Në krye të grupit, SPAK identifikoi biznesmenët kontroversë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata e Posaçme në aferat e ndërtimit të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjet.

 

Marrë nga Report.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Një çati për kulturën”, nisma për të mbrojtur trashëgiminë e Ndre Mjedës
Artikulli tjetër Kryeministri Rama nën kritika për ndalimin e TikTok në vitin zgjedhor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.