KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Një çati për kulturën”, nisma për të mbrojtur trashëgiminë e Ndre Mjedës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Një çati për kulturën”, nisma për të mbrojtur trashëgiminë e Ndre Mjedës
AktualeKryesoreKulture

“Një çati për kulturën”, nisma për të mbrojtur trashëgiminë e Ndre Mjedës

Përditësimi i fundit: 21 Janar, 2025 11:28 am
313 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një ndërtesë neoklasike rrëzë malit të Kakarriqit në fshatin Kukël, që shtrihet mes Lezhës dhe Shkodrës, mbërthen përtej horizontit Zadrimën. Fshati të ofron një nga pamjet më piktoreske të zonës, sikurse dhe një hapësirë kujtese dhe trashëgimie për një prej figurave kyçe të letërsisë dhe historisë shqiptare, Ndre Mjedën.

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” është një kompleks që bën bashkë shtëpinë e Mjedës ku jetoi për rreth 30 vite dhe kishën, të dyja të projektuara dhe ndërtuara nga vetë ai në periudhën 1907-1913.

Prej vitit 2012, kompleksi mban statusin “Monument Kulture”.

Mirëpo, ajo çfarë na solli në Kukël, nuk është kompleksi muzeor, por një ndërtesë njëkatëshe pranë kompleksit, ndërtuar po në vitin 1913, ku besohet se Mjeda u frymëzua për të shkruar vargjet e “Andrra e Jetës”.

“Një çati për kulturën” është nisma e fundit e ndërmarrë nga studiues të trashëgimisë kulturore dhe muzeologjisë për të rehabilituar dhe rijetëzuar këtë ndërtesë.

“Emergjente është ndërhyrja që ka të bëjë me çatinë, iniciativa është e fokusuar në këtë pjesë më pas pjesën e brendshme të kësaj ndërtese, e ndërtuar me gurë dhe dritare të vogla që janë tipike për këtë zonë në veri të Shqipërisë,” shpjegoi Inesa Sulaj, eksperte e muzeologjisë dhe trashëgimisë kulturore.

Inesa tregoi se çatia e re është menduar të ketë dritare për të mundësuar ndriçim natyral. Për të, njohja me Mjedën ka nisur kur zgjodhi të studionte figurën e Mjedës për qëllime akademike. Kësisoj, kjo nismë qëndron përpos profesionit të saj.

“Jam njohur me figurën e Mjedës diku rreth 10 vite më parë në momentin që po studioja për të bërë temën e diplomës dhe doja të merresha specifikisht me rikonceptimet e muzeve. Jo vetëm një poet shumë i njohur, meshtar i devotshëm, por edhe albanolog shumë i mirë, i cili kryente letërkëmbime me albanologë dhe gjuhëtarë të njohur në Evropë duke përmendur këtu edhe Gustav Meyer, një arkitekt shumë i zoti, i cili projektoi dhe zbatoi disa nga kishat në veri të Shqipërisë, që i gjejmë në një gjendje goxha të mirë edhe sot”, ndan Inesa nga perspektiva e saj për figurën e Mjedës.

Sipas ekspertes së kulturës, rehabilitimi i kësaj ndërtese, e cila tanimë nuk ka një funksion të qenësishëm, synon të rijetëzojë të gjithë zonën e fshatit Kukël duke nxitur dhe ekonominë lokale dhe pjesëmarrjen e komunitetit.

“Ashtu si Mjeda që erdhi me një plan në vitin 1907, duke marrë një sfidë përsipër, për ta kthyer këtë zonë nga një zonë moçalore, në një zonë të jetueshme, megjithëse ai donte ta kthente përmes bujqësisë, iniciativa jonë do që të ndihmojë banorët për të mos u larguar, por edhe të rikthejë disa nga ata që mund të jenë larguar në qytete dhe për t’iu dhënë mundësi që nëpërmjet kësaj qendre të krijohen produkte të ndryshme artizanale dhe produkte të zonës, lëngu i shegës, lëngu i thanës, produkte të tjera që kjo zonë ofron,” shton më tej Inesa.

Përpos të rinjve dhe zonjave të komunitetit, hapësira do t’iu ofrohet edhe artistëve dhe studiuesve të veprës së Mjedës, por jo vetëm.

“Ne duam ta afrojmë këtë hapësirë edhe për aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike duke filluar nga ekspozita, workshope, punëtori, trajnime dhe gjithashtu rezidenca artistike, mundësinë e zhvillimit të disa konferencave, duke pasur në fokus edhe zonën, por gjithashtu edhe figurën e Mjedës,” përfundon Inesa.

Ndërtimi i një çatie të re për ndërtesën e gurtë, sipas arkitektëve që kanë punuar projektin, kushton 25 mijë euro, ndaj organizata “Art Kontakt” ka hapur një thirrje për kontribute monetare, dhe jo vetëm, për të ruajtur këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së Mjedës.

Këto fonde do të përdoren fillimisht për riparimin e menjëhershëm të çatisë, për ti dhënë një formë identitare më pas të gjithë ndërtesës.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
Artikulli tjetër SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.