KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderat e Veliajt vënë “në siklet” zëdhënësen e re të Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tenderat e Veliajt vënë “në siklet” zëdhënësen e re të Ramës
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Tenderat e Veliajt vënë “në siklet” zëdhënësen e re të Ramës

Përditësimi i fundit: 20 Shkurt, 2026 1:05 pm
421 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kur kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, prezantoi në fillim të Shkurtit të këtij viti gazetaren Jonida Shehu si zëdhënësen e re të kryeministrit Edi Rama, njoftoi shkaktoi një lloj ilarieti tek disa media, të cilat e panë vendimin e saj për t’iu bashkuar kabinetit qeveritar si një “tradhti” ndaj figurës së opinionistes së pavarur, së krijuar vitet e fundit.

Megjithatë, lidhjet e Jonida Shehun me qeverinë e Ramës nuk janë as të reja dhe as surprizuese. Vite më parë, ajo ka qenë pjesë e kabinetit të ngushtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa biznesi familjar i saj, i drejtuar nga bashkëshorti Aleksandër Çifligu, rezulton ndër përfituesit e rëndësishëm të fondeve në Bashkinë e Tiranës.

Madje, aktiviteti i këtij biznesi, “Kuadr.com” dhe fondet e lëvruara nga Erion Veliaj, e kanë vendosur shoqërinë e organizimit të eventeve në subjekt të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në nëntor të vitit 2025, “Kuadr.com” dhe Aleksandër Çifligu kanë qenë subjekte të një “vizite bezdisëse” nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Agjentët e BKH-së ushtruan kontroll personal dhe në ambjentet e kompanisë së bashkëshortit të Jonida Shehut, në kuadër të një hetimi të veçuar nga dosja “mëmë” e korrupsionit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

SPAK, kontroll Aleksandër Çifligut

Në 8 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme pranoi një kërkesë të SPAK-ut për ushtrimin e kontrollit personal të Aleksandër Çifligut dhe ambjenteve të zyrës së kompanisë “Kuadr.com”, sipas një vendimi të lexuar nga “Boldnews.al”.

Prokuroria e Posaçme thotë se, “në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me raportet financiare ndërmjet shoqërisë telefonike “One” dhe shoqërisë “Gogel” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, janë evidentuar disa lidhje tregtare që përfshijnë edhe kompanitë ‘ASVL” dhe “Kuadr.com” të Aleksandër Çifligut.

Sipas dosjes hetimore, dy kompanitë e promovimit “kanë përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet kontratave dhe sponsorizimeve për organizimin e eventeve kulturore dhe artistike”.

Nga verifikimet e kryera në sistemin e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në atë të të dhënave tatimore, rezulton se “këto subjekte, përveç marrëdhënieve me institucionet publike, kanë pasur ndërveprime të vazhdueshme financiare edhe me shoqërinë “Gogel” sh.p.k., e cila zotërohet nga shtetasi Arbër Luan Veliaj, vëllai i shtetasit Erion Veliaj, aktualisht i pandehur në kuadër të procedimit penal prej të cilit janë ndarë këto akte (procedimi penalnr. 27/2024)”.

Çfarë dyshon SPAK-u

Në Korrik të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si edhe disa biznesmenë, të akuzuar se kanë krijuar një skemë korruptive për qarkullimin e parave të Bashkisë së Tiranës dhe përfitues fundor familjen e kreut të institucionit.

Gjatë hetimeve, prokurorët kanë ngritur dyshime se në një skemë të ngjashme ka rol edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbëri, nëpërmjet kompanisë së tij të promovimit, “Gogel” shpk.

Hetimet për Veliajn e vogël janë veçuar dhe janë ende në vijim. Në Tetor të vitit të kaluar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u rikthyen në Bashkinë e kryeqytetit, ku sekuestruan disa dokumenta financiare, për të cilat prokurorët besojnë se mund të arrijnë tek përgjegjësia penale e Arbër Veliajt.

Në dokumentat e administruara, grupit hetimor i ra në sy se, gjatë periudhës 2020 – 2024, dy shoqëritë, “ASVL” dhe “Kuadr.com” kanë përfituar shuma të konsiderueshme nga fondet publike për organizimin e eventeve të ndryshme.

“Nga analiza paraprake e këtyre të dhënave rezulton segjatë këtyre katër viteve, Bashkia Tiranë ka shpenzuar mbi 240,000,000 lekë për kontrata dhe sponsorizime të lidhura me këto dy shoqëri”, thuhet në dosjen e lexuar nga “Boldnews.al”.

Shoqëria “ASLV” sh.p.k., me NIPT L31329009M, ushtron aktivitet në fushën e tregtimit të pajisjeve audiovizuale dhe shërbimeve të konsulencës teknike. Administrator i saj është shtetasi Altin Alizoti, ndërsa ortakë janë shtetasit Altin Alizoti, Bledar Cara dhe Florind Tenolli, secili me nga 33.33% tëkuotave.

Ndërsa, shoqëria Kuadr.com sh.p.k., me NIPT L72216039R, ka si objekt veprimtarie krijimin dhe menaxhimin e reklamave, shërbimeve grafike, prodhimeve audiovizuale dhe eventeve artistike. Administrator dhe pronar i vetëm është shtetasi Aleksandër Çifligu.

Sipas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme mbi librat e shitjeve dhe blerjeve të shoqërisë “Gogel” sh.p.k., (kompani në pronësi të tërthortë të shtetasit Arbër Veliaj), “është konstatuar një marrëdhënie tregtare e vazhdueshme ndërmjet saj dhe shoqërive “ASLV” sh.p.k.,dhe “Kuadr.com” sh.p.k., të cilat, siç u përmend, kanë përfituar vazhdimisht fonde publike nga Bashkia Tiranë”, thuhet në materialin hetimor.

Nga analiza e të dhënave të deklaruara në Portalin Qendror të Kontrollit dhe Menaxhimit (Fiskalizimi), rezulton se shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., një shoqëri e lidhur me Ajola Xoxa, gjithashtu “ka regjistruar një sërë faturash shitjeje gjatë vitit 2024, ndër të cilat përfshihet edhe ajo ndaj subjektit tregtar “Kuadr.com” sh.p.k., me vlerë 698,285 lekë”, citohet në dosjen hetimore.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Posaçme mori autorizimin e gjykatës për lejimin e kontrollit personal të administratorit të “ASLV”, Altin Alizoti dhe drejtuesit të “Kuadr.com”, Aleksandër Çifligu.

Gjithashtu, gjykata dha autorizimin për kontrollin e zyrave të dy shoqërive, “me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparat celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj), si dhe çdo send tjetër që vlerësohet nga organi procedues se i shërben hetimit”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Borë e dendur në Austri, ndërprerje energjie dhe kaos në transport
Artikulli tjetër Kompania “KAYO” po ndërton fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave, në Kodër Babrru

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.