KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vukushiç: Dënimet e Speciales janë shumë të larta, krahasuar me ato nga gjykatat tjera për krime të ngjashme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vukushiç: Dënimet e Speciales janë shumë të larta, krahasuar me ato nga gjykatat tjera për krime të ngjashme
AktualeFokusKryesoreOpinionRajoni

Vukushiç: Dënimet e Speciales janë shumë të larta, krahasuar me ato nga gjykatat tjera për krime të ngjashme

Përditësimi i fundit: 17 Shtator, 2026 12:51 pm
30 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiç, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim – është goxha i lartë krahasuar me dënimet e gjykatave të kaluara për këto krime.

Trupi gjykues i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 dhe Selimi me 13.

“U befasova kur Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim dhe mendoj se këto dënime janë mjaft të larta krahasuar me gjykatat e tjera për këto krime. Por, tani është mundësia për ankesë në Apel, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Vukushiç.

Vukushiç – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se ky vendim i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk mund ta vërë në pyetje ligjshmërinë e luftës së Kosovës për pavarësi.

Në përmbledhjen e aktgjykimit, gjykatësi kryesues Charles Smith, tha se Dhomat e Specializuara përballin me përgjegjësi penale të dënuarit vetëm për krime që ata i kanë kryer individualisht dhe se UÇK-ja nuk po gjykohej, edhe pse tha se ata kishin “qëllim të përbashkët kriminal”.

Vukushiç nënvizon se në këtë gjyq u gjykuan individë dhe jo UÇK-ja.

“Gjykim penal i këtij lloji ka të bëjë gjithmonë me individë. Gjithmonë. Me njerëz të caktuar, viktima të caktuara, ditë të caktuara. Me krime të caktuara”, thekson ajo.

Sipas saj, njerëzit do ta interpretojnë “ashtu siç duan, do ta politizojnë, do ta manipulojnë, dhe viktimat dhe familjet e tyre ndoshta nuk do të përfitojnë nga asnjëra prej këtyre gjërave… Por gjykimi ka të bëjë me atë që kanë bërë këta njerëz, dhe vetëm me këtë”.

“Bëhet fjalë për një grup të kufizuar krimesh të pretenduara nga Prokuroria, për të cilat gjyqtarët duhej të merrnin një vendim, bazuar në prova dhe në ligj. A i provoi Prokuroria pretendimet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me këta individë? Ky ishte detyra, asgjë më shumë, dhe kjo është ajo që morëm”, shton Vukushiç.

Lidhur me ndikimin e mundshëm të aktgjykimit, Vukushiç shton se “unë e kam shumë të vështirë të parafytyrojë se, 30 vjet pas luftërave në ish-Jugosllavi, shumë njerëz në rajon do ta ndryshojnë mendim për atë që tashmë mendojnë për ato ngjarje, ata aktorë dhe ato krime të 30 vjetëve më parë”.

“Këto narrativa janë kryesisht të përcaktuara tashmë. Politikanët dhe institucionet kombëtare janë kujdesur për këtë”, sipas saj.

Krime të ngjashme janë gjykuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, përfshirë edhe rastet ndaj komandantëve të UÇK-së, vite më parë, argumenton ajo.

“Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë mendimin e shumë njerëzve. Kjo ndoshta do të politizohet, edhe pse kryetari i trupit gjykues tha qartë: ky është një proces i ngushtë juridik – ky proces nuk ka të bëjë me UÇK-në në tërësi, as me statusin e Kosovës sot, apo me ndonjë gjë të tillë”, thotë Vukushiç.

Pas aktgjykimit, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper tha se NATO-ja dhe Departamenti amerikan i Shtetit duhet ta shqyrtojnë këtë aktgjykim “sepse gjykata tha se partneri i tyre, UÇK-ja, ishte ndërmarrje kriminale”.

Por, sipas Vukushiqit, Prosper po “përpiqet ta politizojë hapur këtë çështje dhe të nxisë trysni politike, dhe kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk duhet të lejohet”.

“NATO-ja dhe SHBA-ja nuk duhet të kenë asnjë rol në atë që ndodh në këtë, apo në çfarëdo salle gjyqi në Hagë”, shton Vukushiç.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë
Artikulli tjetër Tromp: Specialja u krijua për ta kënaqur Serbinë, jo për drejtësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.