KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 30% e punonjësve në Ballkanin Perëndimor të ekspozuar ndaj Inteligjencës Artificiale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 30% e punonjësve në Ballkanin Perëndimor të ekspozuar ndaj Inteligjencës Artificiale
AnalizeFokusHI-TechKryesoreRajoniSociale

30% e punonjësve në Ballkanin Perëndimor të ekspozuar ndaj Inteligjencës Artificiale

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2025 12:03 pm
356 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Raporti i Bankës Botërore mbi “Punën dhe Prosperitetin” për vendet e ECA (Evropoa dhe Azisë Qendrore) thekson se mungesa e përgatitjes për inteligjencën artificiale (AI) në Shqipëri dhe Kosovë lidhet ngushtë me mangësitë në infrastrukturën digjiitale dhe kapacitetet teknologjike për zhvillim dhe zbatim të sistemeve të avancuara.

Infrastruktura: serverë të pakët, kapacitete të kufizuara për zhvillim AI

Disponueshmëria e infrastrukturës për AI mbetet një nga sfidat kryesore për rajonin. Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet me dendësi të ulët serverash, nën 3,000 serverë për çdo milion banorë, një tregues që tregon kufizime në aftësinë për të trajnuar dhe implementuar modele të mëdha të AI-së.
Kjo mungesë infrastrukture i vë të dy vendet në të njëjtën kategori me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, ku burimet teknologjike dhe investimet në kapacitete kompjuterike janë ende në faza fillestare.

Në kontrast, vendet e BE-së si Bullgaria (54,100 serverë për milion banorë), Polonia (37,300) dhe Kroacia (29,400) zotërojnë baza shumë më të zhvilluara, megjithëse edhe ato mbeten shumë larg niveleve të Shteteve të Bashkuara.

Ekspozimi i punëve ndaj AI-së: Ballkani Perëndimor ndër më të ekspozuarit

Sipas vlerësimeve të raportit rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA), rreth 30% e fuqisë punëtore në rajon ka një shkallë të caktuar ekspozimi ndaj automatizimit përmes inteligjencës gjenerative.
Sipas të dhënave Kosova dhe Maqedonia e Veriut renditen ndër vendet me nivel më të lartë ekspozimi, krahas Serbisë dhe Bosnjë – Hercegovinës. Edhe pse Shqipëria nuk është përfshirë drejtpërdrejt në matje, tendenca e rajonit tregon se struktura e tregut të punës, e përqendruar në shërbime, administratë dhe tregti, e bën edhe atë ndjeshmërisht të ekspozuar ndaj automatizimit të gjeneruar nga AI.

Struktura e ekspozimit: arsimi, gjinia dhe grupmosha

Ekspozimi ndaj AI-së është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor: më pak se 7% e punëtorëve me arsim të mesëm të ulët janë të ekspozuar, 23% me arsim të mesëm të lartë dhe gati 33% me arsim të lartë.

Gratë janë më të prekura nga rreziqet e automatizimit të nxitur nga AI, pasi ato përfaqësojnë një pjesë më të madhe të punës në sektorë ku detyrat kanë potencial më të lartë automatizimi (p.sh. administratë, shërbime, financë). Ndërsa sipas grupmoshave, më të ekspozuarit janë punonjësit 25–34 vjeç, një segment që përfshin shumicën e profesionistëve të rinj në treg.

Ekspozimi ndaj AI-së nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje vendesh pune, shpesh ai përkthehet në rritje të produktivitetit, sidomos në profesione ku automatizimi mund të marrë përsipër detyra rutine, duke lënë më shumë hapësirë për punë krijuese apo analitike.

Për të përfituar plotësisht nga ky potencial, Shqipëria dhe Kosova duhet të investojnë në riformim të aftësive dhe trajnime profesionale, modernizim të infrastrukturës dixhitale dhe laboratorëve të kërkimit, përditësim të kornizës ligjore të punës, dhe incentiva për inovacion që mbështet aftësitë njerëzore.

Me politika gjithëpërfshirëse dhe investime strategjike në teknologji e arsim, të dy vendet mund të kalojnë nga pozicioni i “të ekspozuarve ndaj rrezikut” në aktorë aktivë të zhvillimit të ekonomisë digjitale të rajonit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE
Artikulli tjetër “BBC manipuloi fjalimin e Trump për mbështetësit në Kapitol për t’u dukur sikur bëri thirrje për dhunë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.