KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aftësitë dixhitale, raporti i OECD: Shqipëria larg BE dhe e fundit në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Aftësitë dixhitale, raporti i OECD: Shqipëria larg BE dhe e fundit në rajon
AnalizeFokusHI-Tech

Aftësitë dixhitale, raporti i OECD: Shqipëria larg BE dhe e fundit në rajon

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2024 5:20 pm
246 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria përveçse mbetet larg mesatares së Bashkimit Europian sa i takon treguesit që lidhet me aftësitë dixhitale bazike apo përtej bazike tek individët mbetet gjithashtu performuesi më i keq në rajon. Një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim(OECD) “Ballkani Perëndimor, Perspektiva e Konkurrueshmërisë 2024: Profili Rajonal” ndalet ndër të tjera edhe tek aftësitë dixhitale të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku rezulton se në krye të listës qëndron Mali i Zi dhe në fund të saj Kosova e më pas Shqipëria.

Sipas raportit teksa ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nisin tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital, sistemet e tyre të aftësive duhet të parashikojnë nevojat për aftësi në të ardhmen.  Kjo përfshin krijimin e infrastrukturës së duhur për edukim dhe trajnim për zhvillimin dhe përshtatjen e aftësive që mundësojnë dhe mbështesin këto tranzicione.

“Aktualisht, zhvillimi i aftësive dixhitale në rajon tregon konvergjencë të kufizuar drejt niveleve të BE-së, me përqindjen e individëve në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor që zotërojnë aftësi dixhitale bazike të paktën 20 për qind më të ulëta se në BE. Megjithatë, ndërsa të gjitha ekonomitë bien nën mesataren e BE-së, ka ndryshime të konsiderueshme: Mali i Zi është performuesi më i mirë i rajonit, me vetëm 7 pikë përqindjeje larg nga nivelet BE nivelet, ndërsa Shqipëria dhe Kosova raportuan norma më pak se 30% – në thelb gjysma e niveleve të BE-së. Kjo zbulon nevojën universale për të vazhduar përmirësimin dhe zhvillimin e këtyre aftësive mes studentëve dhe fuqisë punëtore në rajon duke marrë parasysh pozicionin unik të secilës ekonomi”, thuhet në raport.

Parë në shifra raporti vlerëson se mesatarja e individëve që kanë aftësi bazike apo mbi bazike dixhitale në vendet e Bashkimit Europian përbën 53.9 për qind të tyre. Në Malin e Zi kjo përqindje është 47.2 për qind e individëve, në Serbi 41.3 për qind teksa në Shqipëri kjo vlen për 23.8 për qind të individëve.

Raporti vëren se tashmë vendet janë përfshirë në kurrikulat shkollore aspekte të rëndësishme të dixhitalizimit dhe kjo qasje jo vetëm lehtëson mundësinë që studentët apo nxënësit të përqafojnë këto aftësi por edhe zgjeron mundësitë e aplikimit të tyre gjerësisht.

“Kurset e TIK-ut dhe zhvillimit të aftësive dixhitale janë të përfshira kryesisht në kurrikulat si në fillore ashtu edhe në ato të arsimit të mesëm në gjithë rajonin.  Shumica e ekonomive e kanë bërë të detyrueshme për studentët që të plotësojnë Klasat përkatëse të TIK-ut, duke filluar nga shkenca kompjuterike në Serbi dhe kodimi në Shqipëri deri tek informatika tek Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.  Përtej këtyre, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë integruar zhvillimin e aftësive dixhitale nëpër lëndë të ndryshme në kurrikulat e tyre” vlerëson raporti i OECD.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Liderët evropianë po humbasin mbështetjen e qytetarëve
Artikulli tjetër Ndërpriten punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit në protestë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.